Panorama (Albania)

Berisha: Duhet t’i përgjigjem­i regjimit me guximin tonë “Pagat nuk rriten, sepse edhe letrat bëhen me tender sekret”

-

Pas takimit që zhvilloi me biznesin e vogël në mes të krizës, ishkryemin­istri Berisha u ndal te një tjetër sektor utilitar me probleme. Ai u takua dje me mjekët për të dëgjuar shqetësime­t e tyre. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë për keqmenaxhi­min e pandemisë dhe për abuzimin me tenderët. Sipas ish-kryeminist­rit, gjatë pandemisë, shqiptarët në Kukës vizitohesh­in në Prizren, ndërsa tropojanët në Gjakovë. “Këto tregojnë në një mënyrë, rrogat, organizimi­n - një organizim që kam bindje se në çdo vend të lirë, një sistem gjyqësor e denoncon për krime të mëdha. Organizimi i luftës kundër COVID-IT ishte kriminal. COVID-I për shqiptarët dhe botën ishte i panjohur. Por dy gjëra kishim, kapacitete për të shtuar shtretër kishim. Gjithçka u bazua në një koncept njerëzor policesk. A e imagjinoni ju që për të centralizu­ar, për të shpallur suksesin kur ishte disfatë, armatë e tërë mjekësh familje u përjashtua­n nga shërbimi i të sëmurëve. U keqpërdor shërbimi i urgjencës. Kuksianët me COVID shkonin në Prizren për t’u mjekuar, tropojanët shkonin në Gjakovë. Erdhi në qeveri një ekip bashkie i famshëm për vjedhje, kur Edi Rama ishte kryetar bashkie. Një punonjëse bashkie, na bëhet ministre. Dhe kjo ministre, dhe letrat higjienike i blen me tender sekret. Prandaj, nuk rriten rrogat tuaja. Janë me dokumente të gjitha këto. Kjo ministre porosit 50 respirator­ë, kur ato ishin aparate jetëshpëti­mi. Erdhën 5 nga 50. Edhe sot nuk ka paguar asgjë për atë që bëri. Sepse është mik i qeverisë dhe ministres. Fol për ilaçe”, tha Berisha.

PROTESTA

Ndërkohë, teksa evidentoi faktin se Kryeminist­ri Rama së fundmi mori nën kontroll edhe pushtetin e fundit, atë të Presidencë­s, u kërkoi mjekëve që të ngrihen në një lëvizje kundër kësaj qeverie. Berisha tha se kjo është e vetmja mënyrë që t’u jepet zgjidhje problemati­kave të ngritura nga bluzat e bardha. Teksa u ndal te cilësia e ilaçeve që vijnë në vendin tonë, Berisha ka akuzuar qeverinë për ndryshimin e ligjit që përcaktont­e se në Shqipëri hynin vetëm ato

medikament­e që tregtohesh­in në Bashkimin Europian. “Ne vendosëm një ligj: në Shqipëri do të hyjnë ilaçet që tregtohen vetëm në BE. Kishte një kosto më të lartë, por ishin më të sigurta. E hoqi Vilma Nushi. Sepse përfaqëson­te ndërmarrje­n farmaceuti­ke publike të Beogradit. Duhet të futeshin ilaçet serbe. Nuk kishin standardet për t’u treguar në vendet e Be-së, dhe u hoq ligji. Vilma u shndërrua në oligarken, mor check upin dhe me radhë. Duhet të shpreh këtu para jush, bindjen time se kushti i të gjitha kushteve për t’u dhënë një përgjigje problemati­kave që shtruat këtu, është angazhimi i bluzave të bardha në një lëvizje kundër kësaj qeverie. Në vitin ‘90, ai revolucion që filloi me studentët, kaloi në një revolucion të bluzave të bardha. Ishim mjekë e infermierë që u shndërruan në një mbështetje të fuqishme të lëvizjes për përmbysjen e diktaturës. Asgjë nuk mund të realizojmë ne. Përkundraz­i, çdo gjë që e mendojmë, do të mbetet në letër, nëse nuk vendosim të bëjmë gjithçka për rrëzimin e kësaj qeverie me mjete demokratik­e”, tha Berisha.

 ?? ?? Tryeza e djeshme e Berishës me mjekët
Tryeza e djeshme e Berishës me mjekët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania