Panorama (Albania)

Territoria­lja, përplasja e parë pritet të jetë për procedurë

Sot mbledhja e parë për konstituim­in dhe caktimin e sekretarit Alibeaj dhe Çupi informojnë deputetët dhe ndajnë punët: Në qershor, në terren për të marrë propozimet e ish-funksionar­ëve lokalë

- MARIGLEN KUME

Rreth 4 muaj pasi u miratua në Parlament, Komisioni i Posaçëm i Reformës territoria­le do të nisë sot në orën 12:00 punën për hartën e re elektorale.

Komisioni i posaçëm do të ketë 18 anëtarë me dy bashkëkrye­tarë, Anila Denaj nga Partia Socialiste dhe Dhurata Çupi nga Partia Demokratik­e. Ndërkohë, sipas njoftimit që sekretaria e komisionit ka bërë për deputetët anëtarë të komisionit, sot do të konstituoh­et komisioni dhe do të caktohet sekretari i komisionit. Këtu pritet të jetë edhe përplasja e parë mes maxhorancë­s dhe opozitës, pasi komisioni ka përbërje të barabartë deputetësh dhe opozita nuk është dakord që sekretarin ta caktojë maxhoranca. Një nga zgjedhjet që do të propozohet sipas burimeve pranë opozitës do të jetë caktimi i dy sekretarëv­e. Mbledhja e Grupit të PD Nisja e Reformës Territoria­le i gjeti demokratët të përçarë. Në komision nuk do të jetë asnjë nga deputetët që mbështet Sali Berishën. Megjithatë të hënën në mbrëmje, Enkelejd Alibeaj njoftoi të gjithë deputetët e Pdsë për mbledhje grupi për t’i informuar në lidhje me komisionin. Mesazhi u shkoi edhe deputetëve që nuk e njohin Alibeajn kryetar të Grupit Parlamenta­r. Ndërkohë, nga 52 deputetët që dolën nga lista e Pd-së më 25 prill, duke përjashtua­r aleatët e vegjël, dje në mbledhje morën pjesë fizikisht vetëm 16 deputetë. Kastriot Piroli, Flamur Hoxha, Emilia Koliqi, Andia Ulliri, Dhurata Çupi, Gazment Bardhi, Sajmir Korreshi, Eralda Tase Bano, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Orjola Pampuri, Xhelal Mziu iu përgjigjën pozitivish­t thirrjes së Alibeajt. Megjithatë, mbledhja ishte informuese dhe jovendimma­rrëse, ndaj Alibeaj vazhdoi sipas planit. Bashkëkrye­tarja e Komisionit të Reformës Territoria­le, Dhurata Çupi, në fjalën e saj brenda mbledhjes, mësohet se kërkoi që në fazën e parë të punës të përfshihet një

fushatë komunikimi dhe informimi me qytetarët, mbi realitetin e reformës aktuale. Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se anëtarët e komisionit që përfaqësoj­në Pd-në, kanë miratuar dy ekspertë që do t’i bashkëngji­ten punës për Reformën Territoria­le. “Ne dje (të hënën) jemi mbledhur anëtaret e komisionit që përfaqësoj­më PD. Miratuam dy ekspertë që do na bashkëngji­ten. Faza e parë duhet të jetë komunikimi me opinionin publik. Sot ka një reformë të dështuar sa u takon atyre çfarë u premtua në 2014ën. Një reformë që premtoi shumë, por sot jemi para realitetit që reforma ka dështuar. Ne duhet të komunikojm­ë me qytetarët mbi atë çka ndodhur deri sot me reformën. Ekspertët janë: Agron Haxhimali dhe Roland Bejko. Unë ju premtoj që do të bëj maksimumin tim si bashkëkrye­tare që të prodhojmë një produkt që u shërben qytetarëve”, është shprehur Çupi. Ndërkohë, deputeti i Pd-së Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar gjatë mbledhjes se krahas interesit qytetar, opozita duhet të fokusohet edhe në interesin elektoral për sa i përket Reformës Territoria­le. “Mendoj që komisioni ka një kompozim shumë të mirë, duke filluar nga Dhurata, që ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsiderat­ë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetarë, ka një dakordësi për rritjen e

numrit të bashkive”, tha deputeti i Durrësit. Ndërsa deputeti i Devollit, Bledjon Nallbati, ka kërkuar që të gjithë deputetët demokratë, edhe ata të Rithemelim­it, të jenë të informuar në kohë reale në lidhje me dokumentet që do

të prodhojë komisioni. Pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, kreu i Grupit Parlamenta­r të Pd-së, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se të gjithë deputetët u shprehën gjatë mbledhjes se reforma e vitit 2014 ishte e dështuar. “Si

synim final për Reformën Territoria­le është përcjellja e të gjithë sensibilit­eteve që publiku ka sot për reformën e 2014-ës. Në çfarëdollo­j forumi që kemi pasur, ka qenë dështimi spektakola­r i Reformës Territoria­le. Ne kemi

synim që me një Reformë Territoria­le, në qendër të jetë njeriu. Ky do të jetë kriteri i parë, të gjithë ramë dakord që kjo reformë është një dështim. Ekspertiza duhet të jetë pjesë e Reformës Territoria­le”, tha Alibeaj.

 ?? ?? Enkelejd Alibeaj, dje duke folur për gazetarët
Enkelejd Alibeaj, dje duke folur për gazetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania