Panorama (Albania)

PS e ndau vendin në 4 rajone, fton opozitën për reformë në nivel rajonal

Riformatim­i i hartës territoria­le, Balla: Qarqet e kanë humbur peshën Sot mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Territoria­le, Balla: Puna do të nisë me Reformën Territoria­le, në nivel rajonal

- VALENTINA MADANI

Maxhoranca socialiste fton opozitën për ndarjen e re territoria­le, ndërkohë që 8 vite më parë bëri ndarjen e vendit në 4 rajone. Bëhet fjalë për të njëjtën hartë territoria­le, e cila nuk gjeti miratim në atë kohë. PS kërkon që puna të nisë me reformën në nivel rajonal, ndërkohë që në bazë të ndarjeve të rajoneve, janë krijuar drejtoritë e bujqësisë, drejtoritë e arsimit, të shëndetësi­së, drejtoritë e kujdesit social dhe ato të thesarit në të 4 rajonet e vendit. Pavarësish­t kësaj, Komisioni për Reformën Territoria­le mblidhet sot, teksa PS kërkon që të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi më funksional rajonal. Taulant Balla, teksa dje bëri të ditur që komisioni i posaçëm parlamenta­r do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani Reforma Territoria­le, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpuno­jnë me njëra-tjetrën në nivel rajonal. Balla deklaroi se në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Territoria­le do të ngrihet një grup pune për të studiuar ndarjen aktuale të miratuar 8 vite më parë, ndërsa shtoi se do të shihet edhe eksperienc­a e vendeve të tjera. “Është dakordësua­r mbajtja nesër (sot) e mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoria­le, ku grupi i punës do të hartojë një projekt. Është e rëndësishm­e që ky komision të bëjë një hulumtim të punës së deritanish­me. Zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Komisioni të shohë të gjitha mundësitë për të parë edhe një bashkëpuni­m rajonal mes bashkive. Në kuadër të procesit të integrimit europian, organet e qeverisjes vendore duhet ta përqasin rolin e tyre në nivel rajonal”, u shpreh Balla. Ai shtoi se: “Vlerësimi im është që qarqet në modelin aktual kanë humbur peshën e tyre dhe të gjejmë një mënyrë për të shkuar me një organizim më të mirë”. Taulant Balla la të kuptohet

se për momentin mund të bëhet vetëm një riorganizi­m i ri në nivel qarqesh. “Ka plot punë për t’u bërë e vlerësuar, për të parë edhe mundësinë e një roli më të ndryshëm nga ai aktual i qarqeve. Duhet të kuptojmë që zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Qarqet në modelin e tyre aktual kanë humbur disi peshën e tyre. Duhet të gjejmë një mënyrë të shkojmë drejt një

organizimi më funksional rajonal”, deklaroi Balla. Kreu i Grupit Parlamenta­r të Ps-së shprehu mendimin e tij personal se 61 bashki që kemi aktualisht janë shumë. “Nëse më pyesni mua jo si kryetar i Grupit Parlamenta­r, por si deputet dhe qytetar, për mua edhe 61 janë shumë. Bashki të vogla shumë afër njëratjetr­ës, që mbajnë dy administra­ta kot, por ky është mendimi

im personal”, tha Balla. Ky qëndrim i tij paçka se personal çon një sinjal të qartë tek opozita, e cila synon përmes kësaj reforme të riformatoj­ë hartën aktuale të bashkive në vend. Tetë vite më parë, kur u miratua Reforma Territoria­le, diskutimet u bojkotuan nga Lulzim Basha, duke i lënë fushë të hapur vendimmarr­jeje Ps-së bashkë me votat e PDIU-SË.

 ?? ?? Taulant Balla, dje duke folur për gazetarët
Taulant Balla, dje duke folur për gazetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania