Panorama (Albania)

Qeveria krijoi drejtoritë rajonale, si funksionoj­në ato në qarqe

-

Në vitin 2014 u miratua ndarja territoria­le dhe grupi i punës në atë kohë ka diskutuar për ndarjen e vendit në 6 ose në 4 rajone. Bëhet fjalë për të njëjtën hartë territoria­le, e cila nuk gjeti miratim në atë kohë. Sipas hartës, 4 rajonet janë: Rajoni Verior, Ra- joni Qendror, Rajoni Lindje-perëndim dhe Rajoni Jugor. Rajo- ni Verior përfshin: Bulqizën, Matin, Dibrën, Mirditën, Shko- drën, Malësinë e Madhe, Lezhën, Tropojën, Hasin dhe Mirditën. Rajoni Qendror përfshin: Tiranën, Durrësin, Krujën, Kurbinin, Kavajën, Peqinin, Librazhdin dhe Elbasanin. Rajoni Lindje- Perëndim përfshin: Lushnjën, Fierin, Beratin, Kuçovën, Gram- shin, Skraparin, Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Kolonjën. Ndërsa Rajoni Jugor përfshin: Vlorën, Mallakastr­ën, Tepelenën, Përmetin, Gjirokastr­ën, Delvinën dhe Sarandën. Në bazë të ndarjeve të rajoneve, janë krijuar drejtoritë e bujqësisë, drejtoritë e arsimit, të shëndetësi­së, drejtoritë e kujdesit social dhe ato të thesarit. Rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e rajoneve të zhvillimit përcaktohe­n dhe ndryshojnë me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërsa për ndryshimin e kufijve të njësive administra­tive, Kushtetuta parashikon që të merret mendimi i popullsisë që banon në këto njësitë të qeverisjes vendore. Por, në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me ndarje administra­tive. Ndërkaq, ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin parashikon luftimin e pap- unësinë, garantimin e një modeli fleksibël të zhvillimit socioekono­mik, ndalimin e shpopullim­it të zonave rurale dhe emigracion­it, për të ruajtur projeksion­et demografik­e dhe për të ruajtur identiteti­n e disa zonave të caktuara rurale.

 ?? ??
 ?? ?? Ndryshimi 8 vite më parë i ndarjes territoria­le
Ndryshimi 8 vite më parë i ndarjes territoria­le

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania