Panorama (Albania)

Arrestimi i Kajmakut, PS: Ka vite që s’është pjesë e jona

-

Partia Socialiste nuk e quan më pjesë të saj ish-kryebashki­akun e Vorës Agim Kajmaku, ndaj përshëndet arrestimin e tij. Kreu i Grupit Parlamenta­r të Pssë, Taulant Balla, në një prononcim për mediat, theksoi se qëndrimi i tyre është i qartë për raste të tilla. Sipas tij, ligji duhet të funksionoj­ë njësoj dhe të godasë këdo. “Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet veprimet e organeve të policisë e drejtësisë. E ky qëndrim i qartë yni, që nuk bën dallim për askënd, këtu biem dakord që dhe në këtë rast qëndrimi ynë është ligji duhet të godasë mbi këdo. Personi që flasim, nuk është më prej vitesh në asnjë funksion e

përfaqësim të Ps-së. Është humbje kohe të diskutojmë për këtë çështje”, deklaroi Balla. Ishkryebas­hkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, u arrestua nga Policia italiane për trafik droge më 27 maj të 2022-shit. Kur u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri, akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike. Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminal­izimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga Prokuroria e Tiranës përmes një letër-porosie dërguar autoritete­ve greke, se ai ishte në kërkim në 2003-shin për falsifikim të kartëmoned­have dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

 ?? ?? Agim Kajmaku
Agim Kajmaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania