Panorama (Albania)

Rama në Kiev me Abazoviç, sot takon Presidenti­n Zelensky

Kreu i qeverisë paralajmër­oi: Nëse do të vinte radha, pa dyshim që do ta pranoja këtë vizitë me respektin më të madh

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama së bashku me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç, udhëtuan dje drejt Kievit. Ditën e sotme, ata do të takohen me Presidenti­n e Ukrainës, Zelensky, dhe Kryeminist­rin ukrainas si dhe do të vizitojnë disa nga zonat më të goditura nga luftimet. Krerët e të dyja shteteve do të vizitojnë Ukrainën me ftesën e Presidenti­t Zelensky. Lajmin e ka bërë të ditur Rama, i cili postoi foto nga aeroporti përkrah homologut malazez, Dritan Abazoviç, teksa ngjisin shkallët e avionit. “Për Kiev me ftesë të Presidenti­t Zelensky”, shkruan Kryeminist­ri Rama krahas fotove. Gjatë këtyre afro 4 muajve, Ukraina, edhe pse në gjendje lufte, është vizituar nga shumë liderë të ndryshëm botërorë për të shprehur mbështetje­n në luftën kundër Rusisë. Ukraina ndodhet nën sulmet e egra ruse që prej 24 shkurtit të vitit 2022. Disa liderë botërore kanë vizituar Kievin në javët pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, për të shprehur mbështetje­n e tyre për sovranitet­in territoria­l të këtij vendi dhe për të dënuar ashpër sulmet e Vladimir Putinit. Një vizitë të tillë do të zhvillojë sot edhe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i shoqëruar nga Kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po kërkon më shumë ndihmë nga Perëndimi mes luftës ruse në Ukrainë. “Ne duhet të bëjmë shumë më shumë, së bashku për të fituar këtë luftë”, deklaroi dje Zelensky për të përditshme­n gjermane “Zeit”. Ai shtoi se: “Në veçanti, vendi ka nevojë për më shumë artileri moderne, si raketa të shumta me rreze më të gjatë. Furnizimet nga Gjermania, një temë e ndjeshme mes dy vendeve që nga fillimi i luftës në shkurt, ishin më pak sesa duhet të ishin”. Zyrtarët ukrainas kanë ushtruar presion të vazhdueshë­m ndaj Berlinit që nga fillimi i luftës, duke i kërkuar atij të heqë dorë nga të qenit i kujdesshëm kur bëhet fjalë për dërgimin e armëve në Kiev. Ukraina ndodhet nën sulmet e egra ruse që prej 24 shkurtit të vitit 2022. Shqipëria, anëtare e NATO-S, është pozicionua­r në krah të aleatëve perëndimor­ë dhe ka dënuar agresionin

ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Po ashtu, u është bashkuar sanksionev­e ndaj Moskës. Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, më datë 5 maj mori pjesë në konferencë­n e donatorëve për Ukrainën, në Varshavë të Polonisë, duke deklaruar se Shqipëria synon të kontribuoj­ë me 1 milion euro, transmeton Anadolu Agency (AA). Gjatë fjalës së tij në sesionin e posaçëm, Rama ka theksuar se po japin kontributi­n për organizimi­n e takimeve dhe hartimin e dokumentev­e lidhur me luftën dhe në mbështetje të plotë të Ukrainës. Kujtojmë që Shqipëria është bashkëpenë­mbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për konfliktin e shkaktuar nga Rusia në Ukrainë. Disa javë më parë, Edi Rama u pyet në lidhje me një vizitë të mundshme në Kiev. “Ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagoniz­ëm, mendoj se nuk është momenti që t’ju zë radhën të tjerëve. Nëse do të vinte radha, padyshim që do e pranoja këtë vizitë me respektin më të madh”, deklaroi Kryeminist­ri Edi Rama. Kurse Kryeminist­ri Dritan Abazoviç, në një bisedë telefonike me Zelenskin, theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritet­in territoria­l dhe sovranitet­in e Ukrainës që në fillim.

 ?? ?? Kryeminist­ri Edi Rama, me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç
Kryeminist­ri Edi Rama, me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania