Panorama (Albania)

Shqipëria, 1 milion euro ndihmë për Ukrainën

-

Qeveria shqiptare vendosi para pak ditësh që të japë ndihmë humanitarë në shumën e 1 milion eurove për Ukrainën, për të përballuar kostot e shkaktuara nga lufta. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe vjen disa javë pas zotimit që Shqipëria dha në Konferencë­n e Donatorëve që u mbajt në Varshavë të Polonisë. Sipas vendimit, shuma do të përballohe­t nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2022. Shqipëria ishte e pranishme në Konferencë­n e Donatorëve, të zhvilluar disa muaj më parë në Varshavë. Gjatë fjalës së tij, Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh mirënjohës për praninë e vendit tonë në këtë Konferencë, edhe pse siç tha se ishte i vetëdijshë­m për kontributi­n tonë modest.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania