Panorama (Albania)

Zelensky, mesazh shqiptarëv­e: Mirënjohje!

“Mbyllni portet ndaj Rusisë. Kufizoni turistët rusë!”

-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më datën 3 maj në mesazhin e tij para ligjvënësv­e shqiptarë, nëpërmjet një video call shprehu mirënjohje për rolin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Gjatë fjalimit të tij, ai deklaroi se mbështetja e Shqipërisë në këto kohë të vështira për ta, i kujton Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën. “Faleminder­it për hapat konkrete për Ukrainën për t’u kujdesur ndaj njerëzve tanë, ndaj fëmijëve tanë veçanërish­t. Ky qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës në kohë të vështira për ne, më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare, jeta e të cilës është kthyer në simbolin e humanizmit për mbarë botën. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme mund të mposhtin të keqen”, u shpreh ai. Zelensky nuk la pa përmendur as disa nga tmerret që po përjeton populli

i tij nën bombardime­t ruse, ku tha se për ta nuk ka më paqe që prej 24 shkurtit, kur nisi pushtimi dhe se nuk ka asnjë ditë ku të mos vritet një fëmijë. Presidenti ukrainas kujtoi edhe Muajin e Ramazanit dhe tha se myslimanët ukrainas nuk patën një ditë të qetë gjatë

këtij muaji të shenjtë. Por Zelensky kërkoi nga Shqipëria që të mbyllë portet ndaj Rusisë dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë. “Në paketën e gjashtë të sanksionev­e që po diskutohet në Bashkimin Europian, ne duhet të këmbënguli­m që të përfshijë embargon e naftës.

Bankat ruse duhen zhdukur përfundimi­sht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë, duhet të kufizohet qëllimisht lidhja me Rusinë sepse në mos sot, atëherë nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë, kur të dëshirojë nga ju koncesione ose lidhje politike. Ju duhet t’ia hiqni këtë mundësi Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj të mbyllni portat për anijet ruse, ju duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë, sepse nuk mund ta dini se kush erdhi te ju, ndoshta vrasës apo ndoshta xhelatët e Mariopulit ose ndoshta ndonjë nga ata që po punon sot për të minuar vendin tuaj”, deklaroi Presidenti i Ukrainës. Zelensky në fjalën e tij pati kritika edhe për Serbinë, duke e cilësuar si një vend në rajon që nuk e kanë dënuar haptazi agresionin rus dhe se ka marrë miliarda mallra nga Rusia që kur kjo e fundit sulmoi Krimenë, në vitin 2014.

 ?? ?? Presidenti ukrainas, Zelensky, në Kuvendin e Shqipërisë
Presidenti ukrainas, Zelensky, në Kuvendin e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania