Panorama (Albania)

Porosia e Moisiut për Begajn: Kur vidhet vota, dobësohet qytetari

-

Alfred Moisiu ishte ish-presidenti që u zgjodh nga Bajram Begaj për të zhvilluar takimin e parë pasi u zgjodh nga Parlamenti shqiptar në institucio­nin më të lartë shtetëror. Ishte Begaj i cili njoftoi takimin duke publikuar një foto me ish-kreun e shtetit. Ndërkohë, bëri edhe një reagim për media. “I përulur dhe i nderuar pranë këtij burri të urtë dhe patriot, i cili tanimë i përket historisë së vendit tonë si një president i të gjithë shqiptarëv­e. Me të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët. Faleminder­it me mirënjohje për bekimin tuaj, zoti President, Alfred Moisiu!”, tha Begaj. Ndërkohë Moisiu tregoi se kishte këshilluar Begajn që të mbronte votën e lirë. “Duhet njohur rëndësia e mekanizimi­t të votës së lirë. Nuk mund të tjetërsohe­t, të vidhet, të mashtrohet përmes kësaj vote. Sepse kur ndodh një gjë e tillë, pushtetarë­t bëhen edhe më të pushtetshë­m, ndërsa dobësohet fuqia e qytetarëve, sepse i merret kjo fuqi që ua jep vota. Vota është fuqia e tyre dhe kur ajo vidhet, pushtetarë­t bëhen të paprekshëm. Ndaj kjo duhet të marrë fund, sepse po u jepet një mësim shumë i keq të rinjve të sotëm apo atyre që duan të bëhen pjesë e politikës së nesërme”, tregoi Moisiu.

 ?? ?? Moisiu dhe Begaj
Moisiu dhe Begaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania