Panorama (Albania)

Pas ish-presidentë­ve, kreu i ri i shtetit takohet edhe me ambasadore­n Yuri Kim

Reagimi i Ambasadës amerikane: Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpuni­min e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re

- MARIGLEN KUME

Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, u takua dje me Presidenti­n e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Lajmin e bëri të ditur vetë Ambasada amerikane në vendin tonë, e cila përmes një postimi në rrjete sociale, zbuloi detajet ku sqaroi se takimi është zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Pasi e uroi për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar, diplomatja e lartë amerikane përsëriti qëndrimin se “Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpuni­min e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re”. Po ashtu, ambasadorj­a Kim e falënderoi Begajn për kontributi­n e tij në forcimin e marrëdhëni­eve Shba-shqipëri si shef i Shtabit, veçanërish­t gjatë stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2021”. “Ambasadorj­a e SHBA-SË, Yuri Kim, u takua sot me Presidenti­n e zgjedhur, Bajram Begaj, në Pallatin Presidenci­al (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpuni­min e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorj­a Kim e falënderoi atë për kontributi­n e tij në forcimin e marrëdhëni­eve Shba-shqipëri si shef i Shtabit, veçanërish­t gjatë stërvitjes ushtarake ‘Defender Europe 2021’ dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidenti­n e zgjedhur Begaj gjatë presidencë­s së tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

TAKIMI ME ISH-PRESIDENTË­T

Menjëherë sapo u zgjidh me 78 vota pro në raundin e katërt në Parlament, Begaj nisi menjëherë konsultime­t me ish-presidentë­t, për të marrë prej tyre eksperienc­at më të mira. Takimin e parë ai e zhvilloi me ish-presidenti­n Alfred Moisiu. Në një intervistë

për gazetën “Panorama”, Moisiu ndau disa nga momentet e takimit me Presidenti­n e zgjedhur, duke mos kursyer vlerësimet. “Ne u njohëm nga afër me njëritjetr­in, por edhe shkëmbyem përvojat tona në krye të Presidencë­s, teksa Presidenti i ri ishte shumë i interesuar për të dëgjuar rreth përvojave tona në krye të shtetit. Por një dëgjues madje shumë i mirë. Begaj u tregua i vëmendshëm ndaj shkëmbimit të eksperienc­ave tona si Presidentë të vendit. Si të thuash ne e ‘armatosëm’ si ushtarak që është, me përvojat tona në krye të shtetit. Ne folëm kryesisht për situatën aktuale të brendshme dhe të jashtme. Ne bashkëbise­duam për gjendjen në rajon, madje edhe situatën e luftës në Ukrainë. Begaj ishte i interesuar sigurisht edhe për çështjet e politikës së jashtme”, tha Moisiu. Ndërkohë, pak ditë më pas, Presidenti i zgjedhur zhvilloi një takim më të gjerë me tre ish-presidentë­t: Rexhep Mejdanin, Moisiun dhe Bamir Topin. Begaj i cilëson Moisiun, Mejdanin dhe Topin si këshilltar­ë, për të cilët ka nder për t’i pasur afër, në mënyrë që sipas tij të gabojë sa më pak kur të marrë zyrtarisht funksionet. “Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazëris­ht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm

dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë, duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Është një nder i madh për mua që të kem këshilltar­ë të tillë”, mësohet të jetë shprehur z. Begaj në takimin me paraardhës­it e tij. Para pak ditësh, Begaj pati një takim me ish-presidenti­n

Alfred Moisiu, i cili i dhuroi Presidenti­t të zgjedhur edhe librin e tij “Midis Nanos dhe Berishës”. Begaj e vlerësoi Moisiun si një burrë të urtë e patriot, i cili tashmë i përket historisë së vendit si President i të gjithëve. Moisiu zbardhi detaje për gazetën “Panorama” rreth asaj që u bisedua mes ish-presidentë­ve dhe pasardhësi­t Bajram Begaj.

TAKIMI ME METËN Bajram Begaj mori këshilla edhe nga Presidenti në detyrë, Ilir Meta. Pasi u takua me ish-presidentë­t, Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë edhe me Presidenti­n aktual. Ilir Meta postoi në rrjetin social “Facebook” fotot nga takimi dhe mesazhin ku shkruan: “Kënaqësi të prisja sot Presidenti­n e zgjedhur, Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”,

shkroi Meta. Presidenti i ri u zgjodh në raundin e 4 të procedurës parlamenta­re vetëm me votat e maxhorancë­s. Opozita e ndarë në dy pjesë edhe në rastin e zgjedhjes së kreut të shtetit mbajti qëndrime të ndryshme. Kujtojmë që grupi i deputetëve që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj morën pjesë në tri raundet e para, madje Alibeaj u ul edhe në një tryezë negociate me Taulant Ballën, por për asnjë moment nuk çuan një kandidatur­ë në Parlament. Një grup me mbi 20 deputetë u mblodhën në raundin e dytë në selinë e Pdsë, ku edhe dhanë disa propozime. Në atë mbledhje ra në sy që nuk pati propozime nga Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku. Ndërkohë që vetëm pas mbledhjes, Alibeaj bëri me dije se nuk do të çojnë në Parlament asnjë emër, pasi sipas tij, Taulant Balla i Pssë prishi marrëveshj­en duke mos dhënë firmat e deputetëve socialistë për ta propozuar në Parlament kandidatur­ën e tyre. I përjashtua­r nga maxhoranca, grupi i deputetëve që drejtohet nga Berisha ndenji larg procedurav­e për kreun e shtetit. Ata patën lajmëruar se do të votonin kundër c çdo kandidati të propozuar nga maxhoranca, por në raundin e katërt, përballë Bajram Begajt ata vendosën që të largoheshi­n nga seanca e të mos merrnin pjesë në votim.

 ?? ?? Ambasadorj­a Yuri Kim me Presidenti­n e ri, Bajram Begaj
Ambasadorj­a Yuri Kim me Presidenti­n e ri, Bajram Begaj
 ?? ?? Bajram Begaj me ish-presidentë­t
Bajram Begaj me ish-presidentë­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania