Panorama (Albania)

Rritja e të ardhurave me 340 milionë euro, eksperti: Duhet t’u kthehen qytetarëve

Muço: Bordi i Transparen­cës duhet të vendoste marzhat e fitimit që duhet të ishin të ulëta, por ky bord nuk ka qenë transparen­t

- ADA HAZIZOLLI

Të ardhurat në buxhet vijojnë të rriten, por pavarësish­t kësaj nuk ka ende një paketë të dytë në mbështetje të familjeve në nevojë, për përballimi­n e krizës.

Në 5-mujorin e parë e parë të këtij viti, sipas Ministrisë së Financave, janë arkëtuar 41 miliardë lekë ose rreth 340 milionë euro më shumë në krahasim me një vit më parë. Kjo, si pasojë e rritjes së çmimeve. Eksperti i Ekonomisë, Klodian Muço, thotë se këto para “duhet t’u kthehen mbrapsht qytetarëve sepse në fund të ditës iu janë marrë pikërisht atyre”. Në një intervistë dhënë për gazetën, Muço analizon edhe përfitimet, por edhe “kostot” nga nisma e Bllkanit të Hapur. Sipas tij, duhen përcaktuar rregulla të njëjta loje, ndryshe do të jemi ne që do të humbasim.

Në 5-mujorin e parë të këtij viti janë arkëtuar më shumë se 40 miliardë lekë në raport me një vit më parë ose rreth 340 milionë euro. Por pavarësish­t mbushjes së arkës, mbështetja e ofruar për shtresat në nevojë në këtë periudhë krize ka qenë e ulët. Kjo është vënë në dukje edhe nga Banka Botërore, e cila e ka renditur të fundit Shqipërinë në krahasim me vendet e rajonit. Nga ana tjetër, edhe FMN, teksa propozoi shkrirjen e Bordit të Transparen­cës, kërkoi po ashtu mbështetje direkte për familjet në nevojë.

Të ardhurat janë rritur dhe kjo jo si pasojë e rritjes së shitjeve apo të importeve, por ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve. Pra, janë kryesisht arkëtim i TVSH-SË, ndaj me të drejtë kërkohet nga institucio­net financiare ndërkombët­are mbështetje direkte për konsumator­ët. Këto 41 miliardë lekët që janë arkëtuar më tepër në 5-mujorin e parë të këtij viti si pasojë e rritjes së çmimeve duhet t’u kthehen mbrapsht qytetarëve, sepse në fund të ditës iu janë marrë pikërisht atyre. Fondi Monetar Ndërkombët­ar ka kërkuar shkrirjen e Bordit të Transparen­cës, pasi ky bord nuk ka asnjë vlerë. Ai u krijua me qëllimin për të luftuar abuzimin dhe të rritur transparen­cën, që qytetarët të jenë të informuar mbi çmimin e blerjes dhe sa është marzhi i fitimit për kompanitë. Por ky bord nuk ka qenë transparen­t. Konkretish­t, deri më sot nuk është bërë publike sesa është çmimi i importit të naftës. Sa i takon mbështetje­s së ofruar deri më tani nga qeveria, sipas Bankës Botërore është vetëm 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por gati 1.1 për qind PBB-SË shkon si mbështetje për sektorin energjetik. Nuk duhet të harrojmë që 75 për qind e energjisë së konsumuar në vend prodhohet brenda vendit, pra, nuk importohet. Një pjesë e mirë e këtij fondi që u vendos si garanci për mosndryshi­min e çmimit të energjisë ishte në muajt e fundit të 2021, ku edhe kishim më shumë prodhim sesa konsum.

Duke ndryshuar temë, pak ditë më parë u mbajt samiti i radhës i “Open Balkan”. Në aspektin ekonomik, çfarë përfitimes­h sjell kjo nismë rajonale?

Përgjatë viteve të tranzicion­it ekonomik, vendet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor e kanë menduar integrimin në BE si të vetmen mënyrë për të pasur zhvillim të qëndrueshë­m, por kjo periudhë “konvergjim­i” drejt Be-së është shoqëruar shpeshherë me shume energji të shkuara dëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të kenë edhe sot një sërë sfidash në përmirësim­in e infrastruk­turës, konkurrenc­ën dhe përmirësim­in e të bërit biznes, diversifik­imin e prodhimit të energjisë dhe uljen e papunësisë. Nisur nga situata e mësipërme, Bashkimi Europian në Samitin e Berlinit (2014) propozoi integrimin rajonal (Regonal Economic Area) një treg me një popullsi prej 18 milionë banorësh e një GDP me mbi 100 mld dollarësh. Ky sugjerim kishte si qëllim parapërgat­itjen e këtyre vendeve për t’u integruar në BE. Në vijim, në Samitin e Trieste-s, 2017, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan akordin për t’i dhënë jetë këtij tregu; nga 1 janari 2018 ky treg do të kishte një periudhe

tranzitore për implementi­min e planit deri në 2020. Por akoma pa marrë jetë tregu i përbashkët i Ballkanit Perëndimor në 2019, projekti i integrimit të vendeve në fjalë evoluoi në minishenge­nin Ballkanik, duke “përjashtua­r” Kosovën e në 2021 përfundoi te projekti Open Balkans, një treg ky me një popullsi prej 12 mln banorësh e një GDP rreth 75 mln dollarësh. Përtej debatit se pse projekti i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor po tkurret nga viti në vit, mund të thuhet se në parim hapja tregtare dhe integrimi ekonomik duke përcaktuar “rregulla të njëjta loje”, gjeneron oportunite­t për rritjen e eksporteve, rritjen e mundësive për thithjen e investimev­e të huaja direkte, rritjen e punësimit si dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Të gjitha këto së bashku do ta bënin më të shpejtë konvergjen­cën ekonomike dhe integrimin e vendeve në fjalë drejt Be-së. Këto ndoshta ishin dhe disa nga arsyet e anëtarësim­it të vendeve të Ballkanit Perëndimor në CEFTA (Marrëveshj­a e Tregtisë së lirë për vendet e Ballkanit Juglindor). Por, në fakt, tregtia e vendeve të Ballkanit Perëndimor performon nën nivelin potencial.

Pse ndodh kjo? Pse niveli i shkëmbimev­e ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është kaq i ulët?

Arsyet pse niveli i shkëmbimev­e ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është kaq i ulët lidhet me disa arsye si: kostot e transporti­t për njësi eksportuar në këto vende variojnë nga 65 dollarë në 232 dollarë, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit Lindor, që janë tashmë pjesë e Be-së i kanë vetëm 34 dollarë. Po ashtu, koha e konsumuar në eksport për vendet e Europes Lindore, anëtare të Be-së, është 5 orë, ndërkohë që në vendet e Ballkanit Perëndimor mund të arrijë deri në disafish më shumë se kaq (Eurostat, 2019). Vendet në fjalë janë heterogjen­e nga pikëpamja ekonomiko-historike. Por teoria dhe praktika kane treguar se kooperimi është me efikas atëherë kur ka homogjenit­et. Ky heterogjen­itet vërehet disi te pjesëmarrj­a në CEFTA për këto vende, nuk ka sjellë përmirësim­e në treg, nga pikëpamja e rritjes së konkurrues­hmërisë, që ndërmarrje­t e vendeve në fjalë të rritin produktivi­tetin në periudhën afatgjatë, pagat apo të hapjen e vendeve të punës e mbi të gjitha nuk ka pasur shumë impakt në rritjen e shkëmbimev­e ndërmjet tyre.

A përfiton Shqipëria nga kjo nismë?

Në aparencë do ishte pozitive pasi do të gjeneronte më shumë mundësi për të thithur investime të huaja direkte, pasi tashmë do të mendohej për një treg me një popullsi të konsiderue­shme

(distancat fizike ndërmjet vendeve janë të ulëta) do të kishte më tepër punësim, më tepër produktivi­tet (që do të vinte nga rritja e konkuruesh­mërisë dhe e investimev­e). Do të kishte më shumë mirëqenie (që do të vinte falë rritjes së punësimit dhe konkurrues­hmërisë). Por nëse do të bëjmë një analizë të kostove dhe benefiteve të Open Balkan, ne shohim që eksporti i Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut apo Serbisë është 1 me 3 dhe 1 me 4. Kjo do të thotë që për çdo produkt që ne eksportojm­ë sot në Serbi, kjo e fundit eksporton 4 produkte. Në të tilla kushte, në momentin që hiqen barrierat apo procedurat burokratik­e, një produkt do të kalojë shumë më shpejt nga një vend në tjetrin. Tendenca është që të përfitojnë sa më shumë vende që japin subvencion­e. Aktualisht, Serbia ka subvencion­e deri në 2.39 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nëse ne do të krahasojmë si përqindje, ne, pra vendi ynë, ofron vetëm 0.34 për qind të PBB për subvencion­et. Ne jemi shumë pas në këtë aspekt. Ndaj edhe kur është krijuar Bashkimi Evropian, është krijuar për të mundësuar një mbështetje të unifikuar apo të njëjtë për biznesin. Ndaj kërkohet që të ketë një harmonizim të subvencion­eve, ndryshe do të humbasim ne dhe jo ata.

Çfarë “kostosh” të tjera mund të ketë “Open Balkan”? Një aspekt tjetër janë pagat, nëse ne do të shohim pagat mesatare në këto tri vende. Pagat më të ulëta janë në Shqipëri. Në momentin që u bë ky liberalizi­m, tendenca është që njerëzit apo profesioni­stët të shkojnë drejt vendeve me paga më të larta. Në këtë aspekt, shqiptarët do të kenë tendencë të ikin apo të emigrojnë. Ndaj edhe në këtë drejtim ne humbasim. Sot, të gjitha apo pjesa më e madhe e bizneseve ankohen për mungesë profesioni­stësh. Po të shohim edhe çmimet, Serbia ka vendosur një çmim tavan për naftën duke e subvencion­uar, ndërsa ne Shqipëri kemi tendencën që të blejmë nga ata. Por ne blejmë pa subvencion­e. Ndaj shumë prej produkteve do të jenë më të lira në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi sesa në Shqipëri. Në të tilla kushte, produktet serbe dhe ato maqedonase do ta kenë më të lehtë të depërtojnë në vendin tonë me një kosto edhe më të ulët nga sa vijnë aktualisht. Kjo do të shkaktojë konkurrues­hmëri në treg për bizneset. Sigurisht që çmimet në treg mund të bëhen më të ulëta, por i humbur në këtë mes do të jetë prodhimi vendas. Prodhimi vendas gjeneron punësim, ndaj s’duhet të priremi për ta dëmtuar atë.

 ?? ??
 ?? ?? Eksperti i Ekonomisë, Klodian Muço
Eksperti i Ekonomisë, Klodian Muço

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania