Panorama (Albania)

Raporti i Ministrisë, ulen shpenzimet kapitale

-

Shpenzimet e përgjithsh­me publike, sipas raportit të Ministrisë së Financave për periudhën 5-mujore të vitit 2022, arritën në rreth 213.4 miliardë lekë, me një realiz- im në masën 90.5 për qind të planit të periudhës, ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë ka rezultuar më i lartë, ose 1.28 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korrente dhe ato kapitale, për periudhën 5-mujore, kanë shënuar një re- alizim respektivi­sht në masën 96.7 për qind dhe 79.4 për qind të planit të periudhës. Konkretish­t, shpenzimet korrente për periudhën 5-mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 183.26 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky zë ka re- zultuar 4.6 për qind më i lartë, ose rreth 8 miliard lekë më shumë. Shpenzimet kapitale për periudhën 5-mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën 22.27 miliard lekë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 39.2 për qind më i ulët, ose rreth 14.35 miliard lekë më pak. Niveli i suficitit për periudhën 5-mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.9 miliardë lekë, nga rreth 17.8 miliardë lekë deficit i planifikua­r. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 20.7 miliardë lekësh, për periudhën 5-mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania