Panorama (Albania)

“Qeveria duhet të ndërhyjë për të mbrojtur konsumin”

Raporti i Financave: Janë arkëtuar 41 miliardë lekë më shumë Eksperti i ekonomisë Igli Tola: Paketa e parë në ndihmë të qytetarëve ishte minimalist­e dhe pa efekt neto në xhepat e tyre. Të ndihmohet biznesi

- ADA HAZIZOLLI

Rritja e çmimeve i ka shërbyer qeverisë për të rritur të ardhurat.

Por s’mund të thuhet e njëjta gjë për qytetarët, të cilët prej fillimit të këtij viti po përballen me çmime thuajse të dyfishuara.

EKSPERTI

Për ekspertin e ekonomisë Igli Tola, paketa e parë ishte minimalist­e dhe pa efekt neto në xhepat e qytetarëve. Në këto kushte, sipas tij, duhet një ndërhyrje tjetër për të mbrojtur konsumin dhe për të ndihmuar biznesin. “E ndodhur midis dy ‘goditjeve të mëdha’, asaj të pasojave të pandemisë dhe luftës Rusiukrain­ë, ekonomia globale dhe ajo e eurozonës, po ndeshen me tronditje të mëdha, ku për momentin, rritja e çmimeve, ndërprerje­t në zinxhirin e furnizimev­e dhe pasiguria, kanë sjellë që të mbizotëroj­ë karakteris­tika e inflacioni­t në rritje. Ekonomi të brishta si jona, valët dhe efektet e këtyre goditjeve i ndjejnë akoma më tepër; edhe për shkak të nivelit të lartë të “varësisë” së tregtisë sonë me këto vende. Sikundër edhe studiuesit europianë pohojnë, inflacioni pritet të jetë në nivele të tilla të larta edhe së paku për disa vite; e ndërsa aktualisht eurozona po kap për 6-mujorin e parë të këtij viti nivelin mbi 10 për qind. Paketa e parë në ndihmë të qytetarëve ishte shumë minimalist­e dhe pa efekt neto në xhepat e tyre. Urgjentish­t duhet rindërhyrë për të mbrojtur konsumin dhe ndihmuar biznesin vendas”, thotë Tola. Për t’iu përgjigjur rritjes së çmimeve të lëndëve të para, shton më tej eksperti i ekonomisë, mund të jetë e dobishme monitorimi dhe reduktimi i kostove të karburanti­t dhe ulja e taksave që përmban ky produkt. Një hap ky që qeveria ka refuzuar ta ndërmarrë. “Këtu diskutohet për produkte të tilla që kostoja është e ndjeshme në çdo qelizë të ekonomisë, si te konsumator­ët, edhe te prodhuesit. Nafta dhe gazi janë produkte të tilla, sepse kanë edhe shumë taksa dhe akciza në strukturën e çmimit dhe ndikojnë në të gjitha elementet ekonomike të biznesit dhe të konsumator­ëve”, thekson

Tola. Kujtojmë që paketa e rezistencë­s sociale e prezantuar nga qeveria në muajin mars kishte një efekt financiar rreth 50 miliardë lekë. Por pjesa dërrmuese e kësaj fature shkoi për sektorin energjetik, për të mos ndryshuar çmimin e energjisë. Ndërsa ndihmë e drejtpërdr­ejtë për pensionist­ët dhe kategoritë në nevojë ishte bonusi në vlerën e 3 mijë lekëve, ose 9 mijë lekë për 3 muaj, që qeveria akordoi si kompensim për rritjen e çmimeve që pësuan produktet e shportës.

RAPORTI

Në raportin e fundit, Fondi Monetar Ndërkombët­ar kërkoi nga qeveria që të rrisë mbështetje­n për familjet në nevojë. Por deri më tani nuk ka asnjë paketë të re mbështetje­je, pavarësish­t mbushjes së arkës. Të dhënat për 5-mujorin e parë të këtij viti tregojnë se janë arkëtuar 41 miliardë lekë, ose 340 milionë euro më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 233.3 miliardë lekë, ose 107 për qind të planit. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 41.8 miliardë lekë”, thuhet në raport. Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave u vlerësuan në masën 204.7 miliardë lekë, 38.1 miliardë ose 22.8 për qind më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 12.3 miliardë ose 6.4 për qind më shumë se plani 5-mujor për vitin 2022. Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 83.8 miliardë lekë, 16 miliardë lekë ose 23.6 për qind më shumë se 5-mujori 2021, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 4.3% më shumë se plani. Konkretish­t, të ardhurat nga TVSH në import për 5-mujorin rezultojnë

59.3 miliardë lekë, 13.5 miliardë lekë ose 29.5 për qind më shumë se një vit më parë. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 19.5 miliardë lekë, 6.5 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 831 milionë më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 151.6 për qind kundrejt planit. Ndërsa të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.1 miliardë lekë, 453 milionë lekë më tepër. Sa u takon të ardhurave tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontribute­t e mbledhura nga DPT), për 5 mujorin 2022 u realizuan në masën 120.9 miliardë lekë, 22.3 për qind më shumë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar u realizuan në masën 16.6 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë më shumë. Ndërsa niveli i rimburseve është i ulët. Kështu rimbursime­t rezultojnë 5.6 miliardë lekë, 54.8 për qind më pak se 5-mujori 2021. Më tej, të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 20.8 miliardë lekë, 5.6 miliardë lekë ose 37.2 për qind më tepër. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.1 miliardë lekë, 3.1 miliardë lekë ose 19.1 për qind më shumë se 5mujori 2021. Taksat nacionale u realizuan në masën 16.6 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat e mbledhura nga kontribute­t për sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re (të administru­ara nga DPT), u realizuan në masën 47.8 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë më shumë në krahasim me një vit më parë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Eksperti i Ekonomisë, Igli Tola
Eksperti i Ekonomisë, Igli Tola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania