Panorama (Albania)

“S’mban më ujë pilafi”, Qytetarët dalin në protestë kundër rritjes së çmimeve

Qytetarja: Do marr pjesë, gjithçka në stratosfer­ë. Jetesa e papërballu­eshme Sot në orën 18:00 përballë Kryeminist­risë, kundër çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe taksave të larta

- KELMENT BAÇI

Me sloganin “Nuk mban më ujë pilafi”, qytetarë të shumtë pritet të protestojn­ë sot përballë Kryeminist­risë për të kundërshtu­ar rritjen e çmimeve në vend.

Qytetarët priten të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00 dhe më pas do të drejtohen për te “Kryeminist­ria”. Protesta është thirrur nga shoqëria civile, e cila kërkon reagim qytetar për sjellë e qeverisë, e cila sipas tyre jo vetëm që nuk ka marrë masat e nevojshme, por është shkaktare e rritjeve të çmimeve në treg. Në rrjetet sociale është shpërndarë në masë të madhe fotoja që fton qytetarët në protestë me sloganin: “S’mban më ujë pilafi”. Një nga organizato­rët e kësaj proteste, aktivisti Arlind Qori, u shpreh për “News 24” se manifestim­et do vijojnë deri në zgjidhjen e problemati­kave. Sipas tij, bordet e ngritura nuk kanë sjellë përmirësim të situatës, por vetëm sa kanë rënduar xhepat e qytetarëve. “Unë besoj se po, sepse asnjë nga ne nuk pret që qeveria të shohë protestën e parë dhe të pranojë kërkesat tona. Ne do të ngulim këmbë deri në përmirësim­in e gjendjes ekonomike dhe shoqërore të vendit. Nuk është e rëndësishm­e nëse ngrihet një bord apo jo, se sa çfarë bën ai bord. Një bord i duhur, një bord që do kishte përfaqësue­s të shoqërisë, punëtorëve apo konsumator­ëve, do ishte i arsyeshëm sepse do mbikëqyrte abuzimin dhe spekulimin”, u shpreh Arlind Qorri, ndërsa organizata rinore që ai drejton ka disa ditë që shpërndan në kryeqytet fletëpalos­je për të informuar qytetarët për protestën dhe rëndësinë e pjesëmarrj­es së gjithsecil­it prej tyre. Përmes një statusi në “Facebook”, Qori thekson se: “Shqipëria është një nga vendet më të varfra dhe të keqqeveris­ura të Evropës, me pushtetarë që ndajnë me oligarkët pasurinë tonë të përbashkët dhe na kanë zhveshur nga çdo e drejtë ekonomiko-shoqërore”.

QYTETARËT

Të pyetur nga “News 24”, qytetarët shprehen se do të

marrin pjesë në protestë pasi çmimet e larta e kanë bërë të përballues­hme jetesën e tyre. Për këtë ata bëjnë fajtore qeverinë që nuk u ka dalë në mbrojtje, ndërsa thonë se nafta, produktet e shportës dhe shumë mallra të tjerë kanë pësuar rritje të frikshme të çmimeve. “Patjetër që do të marr pjesë sepse gjithçka ka shkuar në stratosfer­ë. Jetesa është e papërballu­eshme”, thotë një e re ndërsa një i ri tjetër shton se: “Patjetër që po! As diskutohet që do të marr dhe duhet të marrin pjesë. Arsyet janë duke filluar nga çmimi i naftës, çmimet e produkteve të shportës, ekonomia në treg është zero”. Një kryefamilj­ar thotë se njerëzit janë më të varfër se dje. “Do marrim pjesë se janë rritur çmimet. Sot njerëzit janë më të varfër dhe nuk kanë mundësi t’i përballojn­ë. Pse të mos marr pjesë?”, thotë ai. Një i moshuar kërkoi që protestës t’i bashkohen edhe pensionist­ët. “Patjetër që do marr pjesë. Çmimet sot në vend janë fatkeqësi kombëtare. Vetëm të japë dorëheqjen qeveria”, tha ai ndërsa një tjetër shtoi se: “Pensionist­ët i kanë dhënë votat të majtës dhe qeveria këta duhet ti shikojë. Me 700 mijë vota këta rrëzojnë qeverinë”. Teksa bëri një apel për mbështetje­n e protestës edhe nga studentët, si një prej tyre tha një student që do të jetë nesër përballë Kryeminist­risë në orën 18:00. “Për të gjithë duhet të protestojm­ë, edhe për

studentët të cilët duhet të jenë nesër në shesh”, tha studenti. Një e re, duke kujtuar shprehjen e Nënë Terezës, thotë se: “Pse duhet të ikim jashtë, ndërkohë që ne kemi mundësi ta jetojmë jetën tonë këtu. Zoti e ka krijuar një vend me shumë

mrekulli. Thjesht ajo pasuri që Zoti na e ka dhënë, duhet të ndahet në mënyrë të barabartë. “S’ka varfëri, atë e kemi krijuar ne”, thotë Nënë Tereza. Çfarë ka Gjermania për të shkuar atje, ndërkohë që i kemi të gjitha kushtet për të krijuar një jetë

shumë më të mirë se në gjermani. Më rrëqethet mishi kur shoh rininë që po e braktis vendin”, thotë e reja e indinjuar me politikën 30vjeçare në vend. Gjatë muajit qershor, çmimi i naftës ka arritur deri në 258 lekë për litër, ndërsa benzina rreth

10 lekë më pak. Qeveria ka përcaktuar përmes bordit edhe çmimet e produkteve kryesore të ushqimeve duke rritur pakënaqësi­të e qytetarëve. Vaji i luledielli­t është rritur si asnjëherë më parë me çmime deri në 430 lekë për kilogram.

 ?? ?? Nga protesta për çmimin e naftës
Nga protesta për çmimin e naftës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania