Panorama (Albania)

Braçe, apel të fortë qeverisë për bordin

“Bordi të analizojë kostot e fiksojë çmimin! Mos harroni, na duhet çdo gramë”

-

Deputeti i PS, Erion Braçe, i ka bërë një apel të fortë qeverisë për bordet dhe çmimet që ai cakton në vend. Ish-zëvendëskr­yeministri kërkon që bordet të analizojnë kostot e prodhimit të grurit në vend dhe fiksojnë një çmim që është i leverdishë­m për fermerët shqiptarë për t’i mbështetur ata. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, socialisti thotë se kostot e prodhimit këtë vit janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve të plehrave kimikë, ndërsa është rritur edhe nevoja për gurin vendas. Braçe nuk heziton që ta konsideroj­ë grurin e fushës së Tërbufit në Divjakë si më të mirë se ai i Serbisë. “Gruri në Tërbuf, Divjakë! Nuk po jua them rendimenti­n pas peshimit, por katër duar plehërim e kanë çuar në qiell koston. Por, ama, cilësisht, nga të gjithë elementet përbërëse është grurë më i mirë se ai i Serbisë! Dua t’i apeloj fort qeverisë: Bordi të analizojë kostot e fiksojë çmimin! Mos harroni, na duhet çdo gramë gru

rë këtë vit e më shumë vitin tjetër!”, shkruan Braçe në “Facebook”. Deputeti i Ps-së kritikoi qeverinë edhe në seancën e kaluar parlamenta­re për mungesën e përfshirje­s në garancinë sovrane ndaj bankave për importuesi­t e produkteve bazë, të kushtit që ata fillimisht duhet të blejnë prodhimet vendase veçanërish­t ato bujqësore. “I kërkoj qeverisë të kushtëzojë aprovimin e garancisë sovrane për importuesi­t, për të grumbullua­r prodhimin vendas të drithërave duke nisur nga gruri, misri, elbi e çdo gjë tjetër. Është nevojë jetike tani për shkak të përdorimit të drithit si armë atje në fushë të betejës. 30 lekë ka bërë një kilogram grurë vjet te bujqit. Me çmimin e vjetshëm i jep vetëm 15 mijë lekë të ardhura bujqve për dynym, është me humbje. Unë i kërkoj qeverisë që të merret me rregullimi­n e këtij çmimi, analizimin e kostove. Të rregullojë çmimin për secilin grumbullue­s. Nëse nuk do ta bëjë këtë se kjo quhet komuniste, të bëjë një gjë tjetër, të blejë të gjithë grurin e fermerëve të prodhuar në harkun e këtij viti, për të mbuluar kostot, mbushur depot, garantuar qytetarët dhe mbjelljen e sezonit të ri”, tha Braçe. Deputeti i PS tregoi në Kuvend se barrierë për blerjen e mallrave vendase është TVSH-JA e lartë. “Në qoftë se grumbullon brenda vendit, paguan 830 lekë TVSH, por nëse e sjell nga importi paguan vetëm 160 lekë TVSH. Ai që e sjellë nga importi fiton 673 lekë për kuintali, ndërkohë që bujku apo grumbullue­si brenda vendit nuk fiton asgjë. Qeveria t’i japë zgjidhje çmimit të grurit tani”, shtoi Braçe.

 ?? ?? Erion Braçe
Erion Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania