Panorama (Albania)

Sejko: Shqipëria, e para në rajon që nxit zbatimin e “Open Banking”

Kreu i Bankës së Shqipërisë: Faturat e gjobat do paguhen nga celulari “Mbështetja dhe nxitja e pagesave elektronik­e, mekanizma më efikasë drejt përfshirje­s financiare dhe formalizim­it të ekonomisë”

- KELMENT BAÇI

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se Shqipëria është vendi i parë në rajon për zbatimin e “Open Banking”.

Në fjalën e tij në takim me përfaqësue­s të sistemit bankar me temë “Dixhitaliz­imi dhe Cash-i”, Sejko deklaroi se ky zhvillim kërkon investime teknologji­ke për të mundësuar edhe sigurinë maksimale në banka. Sejko nënvizoi se janë ndërmarrë një sërë masash rregullati­ve për të nxitur pagesat elektronik­e. “Mbështetja dhe nxitja e pagesave elektronik­e janë parë si një nga mekanizmat më efikas dhe të fuqishëm drejt nxitjes së përfshirje­s financiare dhe formalizim­it të mëtejshëm të ekonomisë. Banka e Shqipërisë ka vendosur tashmë një shtrat efektiv për krijimin e një revolucion­i dixhital në tregun e pagesave, që mund të konsideroh­et avangard dhe në Bashkimin Evropian.

Në nivel rajonal, Shqipëria është vendi i parë që po nxit zbatimin e ‘Open Banking’ në treg. Koncepti i ‘open banking’ nënkupton krijimin e zhvillimev­e teknologji­ke, me qëllim që informacio­ni i klientëve të bankave të jetë i hapur ndaj palëve të treta. Ky zhvillim kërkon investime dhe rregullime mjaft komplekse, të cilat do promovojnë inovacioni­n në një ambient që do të garantojë siguri maksimale. Përtej ‘Open Banking’, dua të përmend se janë ndërmarrë një sërë masash rregullati­ve që kanë fokus nxitjen e pagesave elektronik­e. Në masat e ndërmarra deri tani, objektivat për vitin 2023 janë rritur ndjeshëm. Tregu është ndërgjegjë­suar dhe është i vetëdijshë­m se dixhitaliz­imi është e ardhmja. E konsideroj me vlerë të theksoj se aktorët e tregut duhen parë si bashkëpunë­torët tanë strategjik­ë”, u shpreh Sejko. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë shtoi se sot po gjen vend praktika e pagesave të faturave apo i gjobave përmes celularit. “Nëse deri pak vite më parë pagesat përmes celularit të faturave, gjobave etj. dukeshin të largëta, sot po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim. Sot, 50% e transferta­ve procesohen në distancë. Nëse

në llogaritje përfshijmë dhe pagesat me kartë, rezulton se 79% e pagesave dhe transferta­ve kryhen në distancë dhe vetëm 21% në degët e bankave. Bankat mbeten të angazhuara për të akomoduar edhe nevojat e platformës E-albania. Dhënia prioritet e këtyre zhvillimev­e do të sjellë lehtësim dhe ndërveprim më efikas. Të gjitha këto zhvillime nuk do kishin ndodhur pa zhvillimet teknologji­ke. Procesi i fiskalizim­it vlerësohet

si një ndryshim i rëndësishë­m. Do të inkurajoni­m bashkëpuni­min e gjithë institucio­neve dhe aktorëve të tregut për të tejkaluar problemati­kat që mund të lindin në lidhje me parandalim­in e pastrimit të parave, nënshkrimi­n elektronik dhe lidhjen e kontratave në distancë. Të gjitha këto do të lehtësonin më tej digjitaliz­imin, dhe kontribuar në formalizim­in dhe rritjen e qëndrueshm­e të ekonomisë”, tha Sejko.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania