Panorama (Albania)

Protesta e avokatëve çon në kolaps sistemin gjyqësor

Çfarë parashikon harta e re gjyqësore që kundërshto­het nga avokatët Nga Shkodra në Sarandë, avokatët njëzëri në grevë kundër hartës së re gjyqësore. Mbi 1 mijë seanca u anuluan gjatë së martës

-

Nga Tirana në të gjithë Shqipërinë, qindra avokatë bojkotuan gjatë ditës së djeshme seancat gjyqësore, në ditën e parë të grevës, e cila do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Për pasojë, proceset gjyqësore janë paralizuar, përjashtua­r ato të masave të sigurisë. Shkak për bojkotin e seancave u bë miratimi i hartës së re gjyqësore nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me hartën e re, 18 gjykata në të gjithë vendin mbyllen, duke “hedhur në rrugë” dhjetëra avokatë, ndërkohë që qytetarët duhet të udhëtojnë nga një qytet në tjetrin për të ngritur një padi ose për të ndjekur proceset gjyqësore, çka do të thotë më shumë shpenzime për ta dhe, sigurisht, kohë e humbur. Nga vendimi i KLGJ-SË, pesë gjykata apeli mbyllen në të gjithë vendin, katër gjykata administra­tive dhe nëntë gjykata të shkallës së parë.

GREVA

Rreth 2 mijë avokatë në të gjithë vendin nisën grevën gjatë ditës së djeshme, për të vijuar deri të premten e kësaj jave. Ata kërkojnë që KLGJ-JA të tërhiqet nga vendimi që redukton ndjeshëm numrin e gjykatave. Nëse nuk merren masa, avokatët paralajmër­ojnë se do të përshkallë­zojnë protestën e tyre, duke braktisur edhe seancat për masa sigurie. Kjo do të thotë se shumë të arrestuar cenohen nga një proces i rregullt gjyqësor i ndjekur nga avokatë dhe, për pasojë, shkelje e së drejtës së tyre nga organet e drejtësisë. Nëse protesta përshkallë­zohet, të arrestuari­t rrezikojnë të lirohen për shkak të shkeljes së afateve të paraburgim­it. Nga Shkodra deri në Sarandë, qindra seanca gjyqësore janë anuluar gjatë ditës së djeshme si pasojë e grevës së avokatëve, duke futur në paralizë sistemin. Edhe avokatët në Shkodër protestuan, duke anuluar të gjitha proceset gjyqësore. Të martën, në Gjykatat e Lezhës u anuluan 47 seanca gjyqësore në kuadër të grevës. Në Kukës, 20 seanca gjyqësore u anuluan gjatë ditës së djeshme, ndërsa tetë avokatët që ka rrethi morën pjesë vetëm në seanca për masë sigurie. Të njëjtin fat kanë pasur edhe seancat në Gjykatën e Tropojës, e cila, me hartën e re gjyqësore, pritet të shkrihet. Nëse vendimi do të miratohet përfundimi­sht, banorët e Tropojës do të duhet të udhëtojnë nga Kosova në drejtim të Kukësit për

seancat gjyqësore, ndërsa qyteti mbetet pa asnjë institucio­n qendror përveç Bashkisë. Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër, 5 seanca gjyqësore dështuan gjatë së martës e po kaq edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë të Matit. Protestës së thirrur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë iu bashkuan edhe avokatët e Elbasanit. Në Gjykatën e këtij qyteti ishin parashikua­r të trajtohesh­in 120 çështje gjyqësore, por ato u anuluan për shkak të grevës. “Qytetarët dëmtohen shumë, sepse Rrethi Gjyqësor Elbasan është shumë i shtrirë. Thirrja jonë është që qeveria të mos miratojë

vendimin e KLGJ për hartën e re”, tha Demir Çiftja, kryetar i Dhomës së Avokatisë në Elbasan. Në Tiranë, plot 215 seanca gjyqësore u anuluan përfshirë Gjykatën Administra­tive, Apelin, Dhomën Penale, GJKKO dhe Gjykatën e Shkallës së Parë. Ndërkohë, në Durrës, 220 seanca u pezulluan në të tri gjykata që ka qyteti. Edhe avokatët e Vlorës mbështetën grevën e thirrur nga ana e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pezulluar 124 seanca. Avokatët e Beratit u bashkuan në grevën e kolegëve të tyre, edhe pse gjykata atje nuk do të mbyllet. Plot 134 seanca

gjyqësore u anuluan në të gjitha gjykatat e Qarkut të Gjirokastr­ës. Edhe avokatët e Sarandës protestuan njësoj si kolegët e tyre, pavarësish­t se gjykata atje nuk mbyllet, ndërsa Apelit dhe proceset administra­tive i kryejnë në Gjirokastë­r. Rreth 100 seanca janë shtyrë në Korçë dhe Po- gradec, pasi në rang qarku do të mbetet vetëm një Gjykatë e Shkallës së Parë. Bojkotit të seancave gjyqësore i është bashkuar edhe Dhoma Ven- dore e Avokatisë ne Vlorë, ku janë anuluar 60 seanca në Gjykatën e Faktit, 40 në Apel dhe 24 seanca në Gjykatën Administra­tive.

 ?? ?? Nga protesta e avokatëve
Nga protesta e avokatëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania