Panorama (Albania)

Harta gjyqësore, avokatët në Lushnjë varin pelerinat në Gjykatë

-

Në të gjitha gjykatat e vendit, gjatë ditës së martë ishte një situatë jo e zakontë. Sallat ku zhvillohen proceset gjyqësore u boshatisën, duke lënë qindra qytetarë pa shërbime gjyqësore. Ndërsa avokatët në të gjitha qytetet e Shqipërisë bojkotuan seancat gjyqësore në kuadër të protestës së thirrur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në Lushnjë avokatët zgjodhën një mënyrë të veçantë për të protestuar. Ata varën në mënyrë simbolike pelerinat e tyre në kangjellat rrethues të ndërtesës së gjykatës. Protesta e tyre u mbështet edhe nga deputeti i zonës, Sajmir Korreshi, si dhe nga kreu i PD në Lushnjë, Edi Sharka. Në bazë të hartës së

re gjyqësore, të gjitha gjykatat në Lushnjë shkrihen, teksa atje do të vendoset vetëm një Gjykatë Administra­tive e Shkallës së Parë, ndërsa tjetra do të jetë në Tiranë. Në këtë qytet ka 35 avokatë, të cilët marrin pjesë në rreth 800 seanca gjyqësore në muaj. Edhe në Fier, avokatët bojkotuan proceset gjyqë- sore, duke anuluar 50 seanca, e gati po aq të tilla do të anulohen gjatë ditëve në vijim.

 ?? ?? Nga protesta në Lushnjë
Nga protesta në Lushnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania