Panorama (Albania)

Pse Ministria e Drejtësisë propozoi hartë të re gjyqësore, KLGJ e miratoi

-

Disa gjykata në vend kanë një numër shumë të vogël prokurorës­h dhe gjyqtarësh, bie fjala Gjykata e Tropojës, për shkak të numrit të vogël të dosjeve si pasojë e tkurrjes së numrit të popullsisë. Por kjo nuk është arsyeja kryesore që i diktoi Ministrisë së Drejtësisë të propozonte një hartë të re gjyqësore duke shkurtuar plot 18 gjykata. Përveç gjykatave të shkallës së parë në zona me numër të ulët popullsie, Ministria e Drejtësisë propozoi edhe shkurtimin e pesë gjykatave të apelit, që zakonisht janë në qendra më të mëdha urbane, duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë. Një qytetar i Sarandës apo i Tropojës duhet të udhëtojë me orë të tëra për të marrë pjesë në një seancë. Të njëjtin fat kanë edhe gjykatat administra­tive, duke shkrirë katër gjykata të tilla e duke lënë vetëm dy, një në Tiranë (që përfshin Veriun) dhe një tjetër në Lushnjë (që përfshin Jugun), ndërsa Apeli Administra­tiv parashikon vetëm një në Tiranë. Ministri Ulsi Manja ka propozuar që qytetarët ta marrin me postë vendimin e Apelit Administra­tiv, duke mos u lejuar të marrin pjesë direkt në sallën e gjyqit. Për shkak të boshllëqev­e të mëdha që ka krijuar procesi i vetingut në sistemit gjyqësor, duke sjellë mungesë të theksuar gjyqtarësh dhe prokurorës­h, Ministria e Drejtësisë propozoi si zgjidhje reduktimin drastik të gjykatave. Harta e re iu dërgua Ministrisë së Drejtësisë më 10 qershor nga KLGJ.

 ?? ?? Ulsi Manja dhe Naureda Llagami
Ulsi Manja dhe Naureda Llagami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania