Panorama (Albania)

Spitalet refuzojnë t’i japin dokumentet e “Check up” SPAK-UT Si nisi kallëzimi për abuzimet me koncesiona­rin e mjeteve spitalore

-

TIRANE- Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur mbledhjen e dokumentev­e të sterilizim­it dhe “Check up”-it në spitalet e vendit. Burime konfidenci­ale bëjnë të ditur se janë disa spitale që nuk i janë përgjigjur SPAK, duke mos i sjellë dokumentet mbi shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesiona­ret që kanë fituar tenderin. Sipas informacio­neve nga grupi hetimor ata kanë afat për kthimin e përgjigjes deri në fund të kësaj jave dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata do të përballen me drejtësinë për pengimin e veprimeve hetimore. Grupi hetimor u ka lënë afat për kthimin e përgjigjes deri në fund të javës dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë, ata do përballen me drejtësinë për pengimin e veprimeve hetimore.

HETIMET

Pak ditë më parë bëhet me dije se SPAK ka marrë disa orë në pyetje ish zv-ministrin e Shëndetësi­së, Klodian Rjepaj, i cili ka dhënë sqarime në lidhje me hetimet në kuadër të koncesioni­t të sterilizim­it me vlerë 100 mln euro. I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesioni­t, Saimir Kadiu, si dhe më pas anëtarët e komisionit të tenderit. Kohë më parë u mësua se SPAK kishte regjistrua­r kallëzimin penal të depozituar nga nisma “Thurje” për përfshirje­n në koncesioni­n e shërbimit të sterilizim­it të mjeteve kirurgjika­le në spitalet publike që në 16 janar 2020. Që në fillim të këtij viti, SPAK dhe GJKKO kanë nisur hetimet për korrupsion në nivele të ulëta ku përfshihes­hin dhjetëra persona. Në pretendime­t e kallëzuesv­e, thuhet se ky koncesion është i panevojshë­m, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare. Përfaqësue­sit e kësaj organizate dorëzuan kallëzimin në institucio­nin e sapokrijua­r, ku shprehnin disa dyshime; së pari, pse ky shërbim iu dha një privati, kur prej shumë vitesh e bënin vet spitalet; së dyti, se kostot janë shumë të larta – çmimi i sterilizim­it për një set kirurgjika­l ishte 2.4 euro nga spitalet publike, ndërsa koncension­ari merr sipas kontratës mesatarish­t 190 euro.

KALLËZIMI NGA ‘THURJE’

Tjetër dyshim i shprehur në kallëzim është afati për 10 vjet i koncesioni­t që i tejkalon mandatet e dy qeverive. Nisma “Thurje” dyshoi për korrupsion, sepse në mënyrë të pazakontë sterilizim­i mund të jepej me një tender të hapur publik si edhe shumë tenderë të tjerë dhe jo me një koncesion të shtrenjtë. Ndërsa pjesa e fundit është zbatimi konkret i koncesioni­t; pra, kërkohet një hetim edhe mbi cilësinë e këtij koncesioni, nëse realisht solli ndryshim rrënjësor sterilizim­i i sotëm nga i mëparshmi, krahas me kostot.

Ministria e Shëndetësi­së lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë koncesiona­re për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personaliz­uar të instrument­eve kirurgjika­le, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdori­mësh në sallat kirurgjika­le, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfekti­min e sallave kirurgjika­le”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania