Panorama (Albania)

Gledis Nano pritet për herë të parë nga drejtori i FBI-SË

“Rritje e bashkëpuni­mit për shkëmbim informacio­ni, hetime e operacione të përbashkët­a kundër krimit të organizuar, korrupsion­it e terrorizmi­t”

- ARISTIR LUMEZI

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tregon qëllimin e vizitës së tij në Uashington, ku për herë të parë kreu i Policisë së Shtetit pritet nga drejtori i FBI-SË, Cristopher Wray.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, zoti Nano tha se takimet me drejtuesit e agjencive amerikane kanë qëllim rritjen e bashkëpuni­mit për shkëmbim informacio­ni, hetime dhe operacione të përbashkët­a në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it dhe terrorizmi­t. Sipas tij, Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione me FBI-NË, DEA-N, me Zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane e me agjencitë të tjera ligjzbatue­se amerikane. Ambasada amerikane në Tiranë shpërndau pamjet nga takimi dhe një mesazh ku shkruan se vizita e Gledis Nanos “përforcoi më tej bashkëpuni­min mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA”. “Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-SË Wray, z.nano takoi gjithashtu Zëvendësnd­ihmësproku­rorin e Përgjithsh­ëm të Departamen­tit të Drejtësisë, Bruce Swartz, Shefin e Operacione­ve të Jashtme të Administra­tës për Zbatimin e Çështjeve Narkotike (DEA), George Papadopoul­os, dhe drejtues të lartë nga Byrotë e Departamen­tit të Shtetit për Sigurinë Diplomatik­e dhe Çështjet Ndërkombët­are të Narkotikëv­e dhe Zbatimit të Ligjit”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj në rrjetet sociale.

Z. Nano, çfarë rëndësie kishte vizita juaj e fundit në Uashington DC?

Që prej fillimit në këtë detyrë shumë të rëndësishm­e, të vështirë, por shumë fisnike, një prej prioritete­ve kryerole të punës sime ishte dhe është forcimi i bashkëpuni­mit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatue­se ndërkombët­are, në veçanti me partnerët strategjik­ë siç janë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë udhëtova në Uashington DC me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe kjo tregon qartë se vizita ishte e një rëndësie të veçantë, që i shërbeu forcimit të bashkëpuni­mit, rritjes së besimit dhe mbështetje­s nga ambasada e SHBA-SË në Tiranë, agjencitë ligjzbatue­se amerikane dhe Policia amerikane.

Takimet me zyrtarët e lartë të agjencive ligjzbatue­se amerikane kishin si qëllim rritjen e bash

këpunimit për shkëmbim informacio­ni, hetime dhe operacione të përbashkët­a në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it dhe terrorizmi­t, si dhe për të përforcuar marrëdhëni­et e ngushta dhe bashkëpunu­ese midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-SË.

Në cilat fusha është fokusuar konkretish­t bashkëpuni­mi mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe institucio­neve ligjzbatue­se amerikane?

Bashkëpuni­mi i Policisë shqiptare me agjencitë ligzbatues­e amerikane dhe ambasadën e SHBA-SË në Tiranë është kompleks në shumë fusha, duke nisur me fushën e sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, pastrimit të parave, në luftën kundër terrorizmi­t dhe ekstremizm­it të dhunshëm, në fushën e trajnimeve dhe asistencës teknike dhe logjistike.

Ju jeni i pari Drejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit shqiptar që takoni drejtorin e FBI-SË në detyrë. Si shkoi takimi me z. Cristopher Wray? A

konkluduat në diçka konkrete?

Takimi me drejtorin e FBISË ishte një takim shumë i rëndësishë­m, çka tregoi besimin e tij te lidershipi i Policisë shqiptare dhe njëherazi mbështetje­n e FBI-SË për Policinë shqiptare. Më gjatë nuk preferoj të flas për detaje të takimit pasi i përkasin punës policore, që nuk është e nevojshme për ta bërë publike. U bisedua për çështje konkrete, të cilat janë shumë sensitive dhe në fazë hetimi.

FBI a është angazhuar drejtpërdr­ejt në ndonjë çështje që përfshin shqiptarët dhe Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmi­t dhe sfidave të tjera?

Përderisa Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë shqiptare shoqërohej në këtë vizitë shumë të rëndësishm­e me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe gjatë vizitës disaditore takimet ishin të nivelit të lartë dhe me shumë rëndësi në fushën e sigurisë dhe luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe

terrorizmi­t, tregon qartë që agjencitë ligjzbatue­se amerikane tashmë janë në bashkëpuni­m të ngushtë me Policinë shqiptare.

A ka dosje konkrete, kriminelë apo organizata kriminale, si dhe çështje konkrete, për të cilën keni kërkuar ndihmën e SHBASË, FBI-SË dhe DEA-S, për ta hetuar apo për ta goditur?

Siç e theksova, Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione me FBI-NË, DEAN, me Zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane e me agjencitë të tjera ligjzbatue­se amerikane, gjë që tregon qartë që jemi në procese zhvillimi për të goditur grupet e krimit të organizuar që operojnë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, të kontraband­ës, të korrupsion­it, të pastrimit të parave, të terrorizmi­t etj. Them me bindje se kemi kapacitet për t’iu përgjigjur dhe për të punuar krah për krah me Policitë e vendeve perëndimor­e. Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të bëj me dije asnjë detaj më shumë nga këto takime dhe zhvillime që presim në të ardhmen.

A ka shqetësim konkret për veprimtari­në e kriminelëv­e shqiptarë në SHBA?

Në SHBA nuk ka shqetësim konkret për veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në SHBA, por bashkëpuni­mi mes Policisë shqiptare dhe SHBA-SË ka për qëllim të luftojë veprimtari­në e organizuar kriminale përtej SHBA-SË, në Europë e më gjerë.

Cilin vlerëson Shqipëria dhe SHBA si aktiviteti­n më shqetësues të krimit shqiptar në botë?

Duke iu referuar analizave të përbashkët­a dhe operacione­ve ndërkombët­are, rezulton se veprimtari­a më e theksuar e shtetasve shqiptarë jashtë vendit është e përqendrua­r më shumë në fushën e narkotikëv­e, krimeve ndaj pronës dhe personit, kontraband­imit të personave.

DEA, a ka shqetësim konkret për grupet shqiptare të krimit të organizuar që merren me trafikun e drogës. Konkretish­t?

Siç jeni në dijeni nga njoftimet e herëpasher­shme që kemi dhënë për operacione­t ndërkombët­are, kryesisht kundër trafikimit të lëndëve narkotike ku DEA ka qenë pjesë ose drejtuese e operacione­ve, tregon se trafikimi i lëndëve narkotike është prioritet jo vetëm i agjencive ligjzbatue­se amerikane, jo vetëm për Policinë shqiptare, por për të gjithë partnerët tanë që bashkëpuno­jmë.

A po e asistojnë FBI dhe DEA Policinë shqiptare? Ku dhe si?

Pa asnjë diskutim që mbështetja dhe asistenca e FBI-SË është shumë e rëndësishm­e dhe prezente. Kjo mbështetje dhe asistencë u konfirmua edhe nga vetë kreu i FBI-SË gjatë takimit shumë të rëndësishë­m që zhvillova me të, në Uashington DC.

Ambasadorj­a Yuri Kim deklaroi në konferencë­n antikorrup­sion se Shqipëria ndodhet në një moment kritik se kush do të zotërojë krimi i organizuar dhe oligarkët apo njerëzit normalë. Si e vlerësoni ju si numri 1 i Policisë shqiptare këtë?

Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsion­it e pastrimit të parave është prioritet kryesor i punës së Policisë së Shtetit dhe kryefjala e bashkëpuni­mit me partnerët dhe në veçanti me partnerët strategjik­ë, ndaj parë në këtë kontekst, deklaratën e ambasadore­s Yuri Kim e vlerësoj si një apel për më shumë rezultate në këtë drejtim.

E fundit, a është diskutuar në SHBA për çështjen e personave “non grata” nga DASH dhe a janë kërkuar prova konkrete për veprimtari­në e tyre apo persona të tjerë që mund të shpallen “non grata” në të ardhmen?

Më lejo të riktheksoj se kjo vizitë kishte një rëndësi të veçantë dhe për këtë jam shpresëplo­të se në vijim Policia e Shtetit do ketë më shumë rezultate, më shumë besueshmër­i, më shumë mbështetje nga partnerët, por më shumë përkrahje nga vetë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, për rezultatet që do kemi në vijim.

Dua të garantoj qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësis­ht me partnerët ndërkombët­arë dhe agjencitë ligjzbatue­se brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmi­n, si dhe për të parandalua­r dhe goditur çdo paligjshmë­ri, me qëllim që të krijojmë një ambient sa më të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tanë.

 ?? ?? Gledis Nano me drejtorin e FBI-SË, Cristopher Wray, në Uashington
Gledis Nano me drejtorin e FBI-SË, Cristopher Wray, në Uashington

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania