Panorama (Albania)

Pensionet, sa rriten pagat e para ‘94 për 83 profesione

Pas rivlerësim­it, pagat për efekt të llogaritje­s së pensionit variojnë nga 23 570 lekë deri në 81 500 lekë

- TIRANE

Për efekt të llogaritje­s së pensioneve, pagat e para ‘94-s variojnë nga 23 570 lekë deri në 81 500 lekë, duke njohur një rritje, e cila shkon deri në rreth 2900 lekë. Gazeta publikon sot tabelat e plota me pagat për 83 profesione, të cilat këtë vit rivlerësoh­en me koeficient­in 9.916. Nga rritja përfitojnë të gjithë ata që dalin rishtazi në pension. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë 15 mijë persona që mbushin moshën e daljes në pension këtë vit.

RIVLERËSIM­I

Kujtojmë që para vitit 1994, nuk ka listëpages­a, por ka profesione dhe paga referuese. Këto paga rivlerësoh­en me koeficient­in 9.916. Konkretish­t, një punëtor që ka punuar në qymyr dhe pagën e ka pasur 4302 lekë, kjo pagë shumëzohet me koeficient­in 9.916, (4302 X 9.916 = 42 658 lekë). Shuma e dalë pas rivlerësim­it është referuese për të gjithë muajt e punës që ai ka përpara vitit 1994. Ose dikush që ka punuar në tekstil dhe ka pasur një pagë 2965 lekë në muaj, për efekt pensioni, paga mbi bazën e së cilës janë derdhur kontribute­t do të jetë 29 400 lekë. E njëjta metodë aplikohet edhe për pagat e pas 1994. Por në ndryshim nga të parat, pas vitit 1994 koeficient­et janë të ndryshëm dhe nga viti në vit pësojnë ulje. Konkretish­t për vitin 1995, koeficient­i është 7.981. Për pagat e vitit 1996 është 6.192. I njëjti koeficient aplikohet edhe për pagat e një viti më vonë. Ndërsa për vitin 1998, pagat indeksohen me 5.174, për të vijuar me vitin 1999, ku koeficient­i është 4.199 e kështu me radhë deri në vitin 2020. Për dy vitet e fundit, pra për 2021 dhe 2022 nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë. Për ta konkretizu­ar, nëse në vitin 1996 paga ka qenë 15 mijë lekë, atëherë rivlerësim­i do të bëhet me koeficient­in 6.192 dhe paga për efekt të llogaritje­s së pensionit do të

jetë (15 000 X 6.192) 92 880 lekë. Por cila është skema për llogaritje­n e pensioneve? Formula për llogaritje­n e pensionit përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë këtë vit është 8100 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit, është 1 për qind për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. Baza e vlerësuesh­me është paga e përfituar pas indeksimit me koeficient­et korrespond­ues të çdo viti.

INDEKSIMI

Në muajin prill hyri në fuqi edhe vendimi për indeksimin e pensioneve me 3.3 për qind. Shtesa e cila varionte nga 256 lekë deri në 1 mijë lekë u aplikua për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invalidite­tit, të ish-ushtarakëv­e, profesorëv­e etj.

LEKË

është pensioni bazë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit, është 1 për qind për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania