Panorama (Albania)

Belgët kapin në Vjenë Kasandër Nogën: Donte të hynte në Rinas

Si u ndoq nga Brukseli në kryeqendrë­n e Austrisë 45-vjeçari Mediat vendase, jehonë arrestimit të “kriminelit shqiptar” që tentoi të nisej drejt Tiranës

- NIKOLETA KOVAÇI

Ka zgjatur më pak se 48 orë arratia e Kasandër Nogës, fierakut që udhëtoi nga Shqipëria për në Belgjikë për të sulmuar hasmin e tij. Si rrallë në përballje të këtij niveli kriminal, personat e përfshirë në gjakmarrje kërkojnë të eliminojnë njëritjetr­in vetë, pa përdorur apo paguar persona të dytë apo të tretë. Ky lloj mekanizmi ka funksionua­r mes tyre që kur nisi edhe konflikti mes djemve fierakë që kishin dalë bashkë në Perëndim, kishin nisur herët aktiviteti­n e tyre e për pasojë edhe kishin hedhur hapat e parë të sherrit mes tyre, që do të çonte në reagime gjakësore me disa të vdekur e të plagosur mes tyre. Kasandër Noga u ndoq nga Brukseli, menjëherë pas atentatit ndaj Erion Hasanbelli­ut, pasi Policia e Brukselit e kishte të ravijëzuar portretin e tij. Ai u mbajt nën vëzhgim dhe në momentin kur ka hyrë në Vjenë, Policia belge u ka kërkuar homologëve austriakë që të mbikëqyrni­n veprimet e tij. Sipas të dhënave, atentatori i dyshuar i Hasanbelli­ut ka prenotuar një dhomë hoteli me idenë për të marrë linjën Vjenë-tiranë, ndërkohë që sipas mediave vendase Policia belge ishte në kërkim edhe të një personi tjetër që ka qenë me të në momentin e atentatit. Ka të dhëna që dy personat janë ndarë e për pasojë shoqëruesi i Nogës nuk është kapur ende, por Policia belge dyshohet se e ka të identifiku­ar dhe madje emrin e tij e ka përcjellë edhe te Policia jonë me qëllim kapjen e tij nëse hyn në territorin shqiptar. Noga është vënë në pranga në hotel, pasi belgët e hetimit nuk kanë pasur besim ta lënë të marrë avionin pasi ka ekzistuar droja se Noga mund t’i shpëtonte prangosjes në Rinas. Ai nuk ka bërë asnjë rezistencë, madje ka shfaqur habi se ç’punë kishte Policia me të në momentin kur i kanë vënë pranga!

PAS ARRESTIMIT

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e Kasandër Nogës në Vjenë të Austrisë, i akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelli­ut në Belgjikë. Burime nga Policia shqiptare bëjnë të ditur se një person i dytë dyshohet si

i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Policia shqiptare ka marrë një kërkesë për bashkëpuni­m nga policia belge për arrestimin e Nogës, por ai nuk ishte në Shqipëri. Pas shkëmbimit të informacio­nit me Policinë belge, Kasandër Noga u arrestua të hënën në Austri. Këtë fakt e sqaroi Policia jonë ditën e djeshme,

ndërsa bëhet me dije se kanë informacio­n edhe mbi personin tjetër të kërkuar nga ana e belgëve.

Media belge “7 sur 7” njofton se 43-vjeçari shqiptar Erion Hasanbelli­u mbeti i plagosur rëndë nga plumbat gjatë të shtënave në qendër të Brukselit mbrëmjen e së shtunës. I dyshuari kryesor është

Kasandër Noga (45 vjeç), një kriminel shqiptar. Media raporton, se autori dhe viktima kanë një mosmarrëve­shje prej njëzet vitesh. Kasandër njihet për vrasjen e “reanimacio­nit” ku mbeti i vrarë i ati i Hasanbelli­ut. Rreth dy vite më vonë, familja Hasanbelli­u qëlloi për vdekje një mik të Kasandrit në një kafene në

Antverp.

Të shtënat në vendin e famshëm ‘Place de Brouckère’, në qendër të Brukselit, ndodhën të shtunën në mbrëmje rreth orës 20:20, pak metra jashtë hyrjes së hotelit ‘NH Collection’. Mbi shënjestrë­n janë qëlluar gjashtë plumba, ndërsa Hasanbelli­u është goditur në gjoks

dhe në këmbë dhe sipas mjekëve jeta e tij është në rrezik. “7 sur 7” shkruan se sipas dëshmitarë­ve të shumtë okularë bëhet fjalë se atentati ka lidhje me probleme të mëdha mes dy familjeve që nuk kanë marrë zgjidhje prej më shumë se 20 vitesh. Ata shkruajnë se familja e të plagosurit prej dekadash ka pasur probleme me kriminelin shqiptar Kasandër Noga. Ky ‘vrasës me pagesë’ 45-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri. Ai njihet për “vrasjen në reanimacio­n”. Në vitin 2002, Kasandër Noga hyri në dhomën e reanimacio­nit të një spitali shqiptar ku ishte shtruar Aqif Hasanbelli­u (babai i Erion Hasanbelli­ut). Ai hoqi tubat ushqyes nga krahu dhe qëlloi burrin dhe një shokun e tij. Një vit më vonë, familja Hasanbelli­u u kundërpërg­jigj. Djemtë Erioni dhe Geroni hynë në një kafene në Antverp ku sapo kishin mbërritur Kasandër Noga dhe shoku i tij Julian Çela. Çela ka ndërruar jetë menjëherë, Kasandër Noga ka mbetur i plagosur rëndë, por i ka shpëtuar sulmit. Drejtësia belge arrestoi Erion Hasanbelli­un dhe e dorëzoi në Shqipëri në vitin 2013.

 ?? ?? Erion Hasanbelli­u
Erion Hasanbelli­u
 ?? ?? Kasandër Noga
Kasandër Noga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania