Panorama (Albania)

Dy fëmijë 12 vjeç treguan të dhënat e vrasësit të Astrit Shpërdhesë, që përkonin me Kasandër Nogën

-

Emri i Kasandër Nogës, ashtu siç është i njohur në vendin tonë, është po aq i njohur edhe në dy kryeqendra­t e shqiptarëv­e të krimit në Belgjikë. Mësohet se Antverpen nuk ka qenë vetëm stacioni final ku u përplas me Hasanbelli­të në atë pritë fatale ku humbi shokun e tij dhe desh la edhe jetën e vet. Ai u dyshua dhe u hetua edhe për vrasjen e një tjetër shqiptari atje, por që nuk u mundësua dot gjetja e provave për ta mbajtur në qeli Nogën. Dy fëmijë që u bënë dëshmitarë të ngjarjes nuk u morën për bazë në gjykatë e për pasojë Noga e mundi Prokurorin­ë belge. Mediat vendase kanë shkruar ditën e djeshme se autori i dyshuar i të shtënave në Bruksel, Kasandër Noga, është i njohur edhe prej instancave gjyqësore belge. Ai doli në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Antverpen në vitin 2005 për vrasjen e shqiptarit Astrit Shpërdheja (37 vjeç). Burri u qëllua për vdekje në mes të ditës në Antverp nga një agresor që udhëtonte me një biçikletë BMX. Kjo ishte gjithashtu një larje hesapesh midis shqiptarëv­e. Dëshmitarë­t okularë më të rëndësishë­m ishin dy djem dymbëdhjet­ëvjeçarë që qëndronin në trotuar. Juria popullore nuk u bind nga provat dhe Kasandër Noga u shpall i pafajshëm. Sipas mediave shqiptare, Policia belge kishte lëshuar tashmë një urdhër kërkimi ndërkombët­ar për Kasandër Nogën këtë fundjavë. Sipas prokurorit publik të Brukselit, nuk është vërtetuar nëse është në të vërtetë ai që ka qëlluar. Policia gjyqësore federale po analizon aktualisht pamjet nga kamerat e shumta të instaluara në Place de Brouckère.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania