Panorama (Albania)

Peruja kap dy shqiptarët, krerë të “Kartelit të Ballkanit”

Kush janë kapot që u prangosën në një hotel luksoz në Peru

-

Prej ditësh, Policia peruane është vënë në ndjekje të dy personave që pretendohe­j se ishin zotëruesit e 2.2 tonëve kokainë që kishin siguruar mundësinë e nisjes për në Holandë. Ata i kanë identifiku­ar, gjurmuar dhe më pas arrestuar në një hotel dhe dje kanë nxjerrë edhe emrat e tyre. Bëhet fjalë për emra mjaft të njohur në fushën e narkotikëv­e në vendin tonë, ndërkohë që sipas autoritete­ve peruane, ata jo vetëm që janë kapo të grupit të trafikut të kokainës nga vendet e origjinës në drejtim të Europës, por madje janë edhe pjesë e klanit të frikshëm të Ballkanit. Sipas të dhënave, mësohet se ata janë të skeduar që në operacioni­n e shkurtit të këtij viti, ku në Ekuador u kapën jo pak, por 1.4 tonë kokainë që ishte nisur në drejtim të vendeve të Be-së.

MEDIAT PERUANE PËR SHQIPTARËT

Janë identifiku­ar dy shqiptarët e kërkuar nga Policia peruane për 2.2 tonë kokainë të kapur në këtë shtet disa ditë më parë, me destinacio­n Holandën. Sipas mediave peruane, eksportues­i paguante për trafikantë­t e drogës qëndrimin në hotelin “QP Hotels Trujillo” në El Golf, ku edhe janë fotografua­r. Ata janë Franc Malo nga Elbasani dhe Gentjan Meta nga Durrësi, të njohur me pseudonime­t “Barbas” dhe “Pelado”. Sipas Policisë kundër narkotikëv­e, trafikantë­t e drogës frekuenton­in ambientet e një kompanie agroindust­riale me vendndodhj­e në Moche. “Dy përfaqësue­s të mafies shqiptare, të cilët janë pjesë e kartelit ‘Los Balcanes’, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në urbanizimi­n ekskluziv të ‘El Golf’, të cilët kanë ardhur në Peru me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikë­n e koordinim për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanoçe asparagusi, me vlerë 160 milionë dollarë, që do të kishte si destinacio­n Holandën. Ata janë shtetasit shqiptarë Franc Malo dhe Gentjan Meta. Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”, shkruan media peruane.

Sipas hetimeve të kryera nga autoritete­t, ngarkesa e kokainës ishte në pronësi të bandës “Los Pachenca”, e cila do të lidhej me organizatë­n europiane të trafikut transnacio­nal, e njohur si karteli “Los Balcanes” (Ballkani)

OPERACIONI I SHKURTIT

Ishte mesi i shkurtit të këtij viti kur 1.4 tonë kokainë u gjendën brenda kontejnerë­ve me banane që kishin si destinacio­n portin e Anterpen, Belgjikë. Droga u sekuestrua gjatë dy operacione­ve pasi Policia mori sinjalizim­in se një ngarkesë e madhe po vinte drejt Belgjikës, duke finalizuar kështu operacioni­n e koduar “Shqiponja e zezë”, që çoi në pranga 45 shqiptarë, ende të paidentifi­kuar nga autoritete­t vendase. Sipas hetimeve të kryera nga autoritete­t, ngarkesa e kokainës ishte në pronësi të bandës “Los Pachenca”, e cila do të lidhej me organizatë­n europiane të trafikut

transnacio­nal, e njohur si karteli “Los Balcanes” (Ballkani). Kjo ngarkesë do të kishte si destinacio­n përfundimt­ar tregun e Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës dhe Italisë, por u sekuestrua falë zbatimit të strategjis­ë “Emerald”. Por kapja e kokainës ka shkaktuar përplasje mes “Los Pachenca” dhe “Clan del Golfo”. Në orët e fundit, banorët e qytezës Palmor kanë raportuar përleshje midis grupeve të armatosura. Përplasja mes grupeve të armatosura ndodh në sektorin La Bodega, ndërsa banorët e tjerë janë detyruar që të largohen nga zona. Mesa duket, humbja e 50 milionë dollarëve nuk është përjetuar mirë nga grupet që nisin “pakot” për në Europë.

 ?? ?? Shqiptarët e arrestuar në Peru
Shqiptarët e arrestuar në Peru

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania