Panorama (Albania)

Prokuroria kthehet në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani

Nga akuzat për grupet kriminale, tek ato për manipulim, si ndodhi ngjarja Më shumë se një vit pas krimit, hetuesit rindërtojn­ë skemën e përplasjes me armë. Në vendngjarj­e edhe efektivja që u plagos

- ELBASAN

Pas më shumë se një viti, hetuesit e Prokuroris­ë se Elbasanit janë rikthyer serish në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani, në përpjekje për të rindërtuar skenën e krimit. Mësohet se organi i akuzës ka rikrijuar skemën e krimit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar të gjithë dëshmitarë­t që ishin të pranishëm në përplasjen me armë zjarri, që la pas përveç një viktimë edhe katër të plagosur. Ndërsa krimi u shoqërua me dritëhije dhe akuza, në lëvizjen e ditës së djeshme, Prokuroria e Elbasanit ka dashur të nxjerrë një konkluzion se si ka ndodhur ngjarja, nga ka qenë drejtimi i qitjes dhe kush ka qenë personi i parë që ka qëlluar me armë zjarri.

EFEKTIVJA DËSHMITARE

Midis dëshmitarë­ve okularë të ngjarjes, gjatë ditës së djeshme ka qenë e pranishme edhe efektivja e njësisë “Shqiponja”, Xhensila Sota, e cila mbeti e plagosur nga të shtënat me armë zjarri atë ditë. Ajo ka rindërtuar para

hetuesve të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë katër ditë para zgjedhjeve të përgjithsh­me. Me këtë vendim, Prokuroria e Elbasanit synon të rihapë hetimet për ngjarjen, edhe pse zyrtarisht ka një person të arrestuar si autor të krimit.

VRASJA

Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të shkuar, fushata elektorale në Elbasan u përgjak, duke lënë pas një të vdekur e katër persona të plagosur. Pjerin Xhuvani, me profesion mjek psikiatër dhe drejtues i një sërë institucio­nesh, mbeti i vrarë nga shtënat pas një përplasjej­e të armatosur, ndërsa të vërtetat e atij momenti ende nuk dihen saktësisht. Xhuvani, mjek dhe politikan lokal – ishdrejtue­s i LSI-SË në Elbasan, por i afruar së fundmi me Partinë Socialiste - mbeti i vrarë në një konflikt me armë në lagjen “5 Maji” të qytetit, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe Xhensila Sota, një efektive e Policisë që ndërhyri për të ndaluar konfliktin. Si autor i dyshuar i ngjarjes, u arrestua Arbër Papleka, ish-efektiv i Forcave Speciale, i cili ishte angazhuar pranë shtabit elektoral të Partisë Demokratik­e. Policia deklaroi gjithashtu se kishte shoqëruar disa persona të dyshuar, që kanë dijeni ose lidhje me ngjarjen. Përplasja me armë që shkaktoi një viktimë ishte shoqëruar me tensione të shumta të mëparshme, ndërsa konflikti atë ditë nisi si shkak i tentativës së blerjes së votave nga ana e Xhuvanit dhe personave të tjerë. I pranishëm në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pas përplasjes me armë, drejtuesi i fushatës së Pd-së në Elbasan, Gazmend Bardhi, u tha mediave se në vendngjarj­e ishte një makinë e mbushur me para dhe me karta identiteti. Nga përplasja me armë, mbetën të plagosur, përveç

efektives që ndërhyri për të shuar konfliktin, edhe Emiljan Prenga, 39 vjeç; Pavlo Vuksani, 50 vjeç; Eltjon Bodinaku, 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit. Megjithëse u tha se në vendin e ngjarjes kishte pasur përplasje me armë zjarri, zyrtarisht për krimin u akuzua vetëm Paplekaj, ndërsa opozita denoncoi në vijimësi për përfshirje­n e bandave në fushatën zgjedhore. Pas ngjarjes, Policia shpalli në kërkim edhe Kelmend Xhaferrin, i dyshuar si i përfshirë në përplasjen me armë. Por më vonë rezultoi që ai nuk kishte qenë i pranishëm, duke e mbyllur çështjen me drejtësinë për këtë ngjarjen. I njohur me nofkën “Kel Çami”, emri i tij u bë i njohur pasi theu një postbllok në vitin 2018 te Tregu Ushqimor në Elbasan. Xhaferri u denoncua nga drejtuesi politik i Pd-së në Elbasan, Gazment Bardhi, pas përplasjes në Ditën e Verës.

AKUZAT PËR MANIPULIM

Ndërkohë që Partia Demokratik­e akuzonte Pjerin Xhuvanin dhe personat e tjerë për përfshirje­n në blerjen e votave dhe se në automjetin e tyre kishte pasur karta identiteti të qytetarëve të ndryshëm, Policia e mohoi këtë fakt. “Nga këqyrja e automjetit tip ‘ML Benz’ pa targa, i gjetur në vendngjarj­e, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligj­shme apo të dyshuara se mund të përdoreshi­m për shitblerje të votës”, tha në atë kohë drejtori i Policisë së Shtetit, ndërkohë që më vonë Prokuroria u detyrua të pranonte se ishin gjetur karta të tilla. Në vendngjarj­e u gjetën edhe 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, si dhe arma e zjarrit e tipit “Glock”, që iu gjet Arbër Paplekajt. Mister mbeti edhe fakti që kamerat e sigurisë rezultuan të fikura.

 ?? ?? Skena e krimit
Skena e krimit
 ?? ?? Pjerin Xhuvani
Pjerin Xhuvani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania