Panorama (Albania)

Djali i ish-deputetit të PS u arrestua për drogë, lajmi del në dritë pas 12 ditësh

-

Pas denoncimit në rrjetet sociale se Gëzim Peza, djali i ish-deputetit socialist, Dashamir Peza, ishte arrestuar në Shëngjin me lëndë narkotike dhe ishte liruar menjëherë, reagoi zyrtarisht Policia e Lezhës. Me anë të një komunikate, Policia sqaroi se 36-vjeçari është arrestuar më 2 qershor pas kontrollev­e rutinë nga policia në një postbllok në Shëngjin në hyrje të vendit ku zhvillohej Festivali Ndërkombët­ar i Muzikës Elektronik­e (UNUM). "Gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale sasi të vogla lëndësh narkotike", sqaroi Policia, ndërsa në rrjetet sociale u denoncua që Peza të kishte me vete disa lloje drogash si heroinë, kanabis dhe ekstazi.

MASA E SIGURISË

Ndërsa Policia e Lezhës nuk rezulton të ketë dhënë njoftim për arrestimin, mbrëmjen e shkuar theksoi se 36vjeçari është dërguar në ambientet e Policisë derisa është marrë masa e sigurisë. "Nga momenti i arrestimit, shtetasi G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgim­it në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë. Në seancën gjyqësore, Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e, të shtetasit G.P., duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Pas përfundimi­t të seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata, po nga specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e është bërë ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorit për zbatimin e Vendimit të Gjykatës, ku shtetasi G.P. është dërguar në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë. Në përfundim, theksojmë se si për rastin e shtetasit të lartpërmen­dur, ashtu edhe për të gjitha rastet e tjera, nga Policia e Lezhës, janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedural­e konform procedurës standarde, në mënyrë të paanshme dhe ligjore", sqaroi Policia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania