Panorama (Albania)

Nëna shqiptare dhunon deri në vdekje të bijën 2-vjeçare, binjaku në spital

-

Ajo që u paraqit fillimisht si një aksident në një familje, rezultoi të jetë vrasje. Një fëmijë 2-vjeçar humbi jetën të shtunën e kaluar në qytetin e vogël spanjoll të Alicante, ndërsa autore e ngjarjes së rëndë është nëna e tij 32-vjeçare me origjinë shqiptare. Ishte gruaja që thirri emergjencë­n se fëmija i saj ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte humbur jetën. Por, mavijosjet në trupin e vogëlushes nuk përputhesh­in me versionin e gruas. Ekspertët zbuluan se fëmija ishte dhunuar barbarisht nga e ëma, duke i shkaktuar vdekjen. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe autopsia, e cila ka dalë në përfundimi­n se fëmija i është nënshtruar një “vdekjeje e dhunshme”. Nga ana tjetër, vëllai i tij binjak është shtruar gjithashtu në spital për shkak të mavijosjev­e në të gjitha pjesët e trupit të ngjashme me ato të motrës së tij. Gruaja është arrestuar me vendim Gjykate, ndërsa ka tentuar vetëvrasje­n në qelitë e burgut siç raportojnë mediat spanjolle.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania