Panorama (Albania)

I sapodalë nga burgu, 48-vjeçari qëllohet me armë zjarri

Ngjarja pranë një resorti në Velipojë. Kush është shënjestra, i dënuar me 15 vite burg për vrasje. Pista kryesore e hetimit

-

Një plagosje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e shkuar në Velipojë.

Në shënjestër të vrasjes ishte një 48-vjeçar i dënuar më parë për vrasjen. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar. Pjerin Brushulli mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që u qëlluan në drejtim të tij nga persona ende të pa identifiku­ar. "Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transporto­het për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Në vendngjarj­e kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim identifiki­min e autorit/ ëve", sqaroi Policia.

DËNIMI

Pjerin Brushulli u arrestua më 18 maj të vitit 2008, pasi ishte shpallur dhe dënuar me 15 vite burg për vrasje. Brushtulli akuzohej nga Prokuroria e Shkodrës për vrasjen me dashje të shtetasit Kolec Nushi, ndërsa u shpall fajtor për veprën penale "vrasje me dashje" dhe "mbajtje pa leje të armëve dhe municionev­e luftarake". Sipas Gjykatës së Shkodrës, i pandehuri Brushtulli ishte dënuar në mungesë me 15 vjet heqje lirie si autor i vrasjes me dashje të shtetasit Kolec Nushi, nga fshati Berdice i Shkodrës. Dënimi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër në vitin 2005 dhe nga Gjykata e Lartë në vitin 2009. Vrasja në fjalë është regjistrua­r më 6 tetor të vitit 2002 rreth orës 1930, në fshatin Berdicë, ku shtetasi Kolec Hila (Nushi) po shkonte për në banesën e tij. Autori i krimit, u arrestua gjashtë vite më vonë. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ndërsa pista kryesore e policisë për ngjarjen e mbrëmjes së shkuar, është ajo e hakmarrjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania