Panorama (Albania)

Zhvendosja e “Sunny Hill”. Reagon Rama: S’ka si Tirona, jo!

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që Festivali Sunny Hill do të organizohe­t në Tiranë dhe jo në Prishtinë. Sipas kreut të qeverisë, ky është një lajm i mirë, duke shkruar: “S’ka si Tirona, jo”. Po ashtu Rama shkruan se javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqyteti­t. “LAJM I MIRË. Festivali Sunny Hill vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqyteti­t me shkëlqimin e tyre! S’ka si Tirona, jo! Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas anulimit të festivalit të organizuar nga ajo dhe babai i saj “Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe zhvendosje­s në Tiranë. Ajo ka ripostuar një fotografi të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në “Instagram”, ku u zbulua se festivali do të zhvendoset në Tiranë. Megjithatë, krijuesja e hitit “Levitating” nuk ka bërë asnjë koment tjetër në lidhje me këtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania