Panorama (Albania)

Festivali Sunny Hill ikën nga Prishtina, do zhvillohet në Tiranë

Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson dhe dhjetëra artistë të tjerë pjesëmarrë­s në vitet e shkuara

- TIRANE

Festivali Sunny Hill nuk do të organizohe­t në Prishtinë, ka njoftuar më 14 qershor Dukagjin Lipa, themelues dhe organizato­r i këtij festivali. Në faqen zyrtare të festivalit u konfirmua se ky organizim është zhvendosur në Tiranë. Ai tha se arsyeja e mosmbajtje­s së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimt­ar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”. Në letrën që ai ua ka dërguar krerëve të shtetit dhe zyrtarëve tjerë institucio­nalë, të cilën e ka publikuar në “Facebook”, thuhet se edhe pse janë në vitin e tretë të pritjes për përgjigjen përfundimt­are për dhënien e një hapësire në shfrytëzim të platformës së festivalit, kjo kohë, sipas tij, ka qenë e pamjaftues­hme për institucio­net të marrin një vendim përfundimt­ar, i cili do t’ia lejonte festivalit përgatitje­t për mbajtjen e këtij edicioni. “Sunny Hill Festival ka treguar se nuk ka nevojë për pronë publike për 99 vjet. Ne nuk kemi nevojë për tokën e shtetit, por Prishtina ka nevojë për hapësirë, e cila i plotëson kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror dhe festivali ka nevojë për shtëpi të përhershme në qytetin e tij”. Më poshtë, ai thotë se vlera e publicitet­it ndërkombët­ar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit i festivalit është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurosh si dobi direkte për imazhin e shtetit, si dhe ka sjellë deri në 10 milionë euro për ekonominë e Prishtinës. “… mbi 50 për qind të pjesëmarrë­sve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës”, tha ai.

PËRGJEGJËS­IA

Komuna e Prishtinës ia lë fajin qeverisë për zhvendosje­n e festivalit. Kryetari i

Prishtinës, Përparim Rama, tha se fajtor për këtë është qeveria dhe sipas tij zhvendosja e tij do t’i shkaktojë humbje të mëdha Kosovës. “Qeveria e Republikës së

Kosovës, duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmëri­së, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritet­in e asamblistë­ve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshm­e për të ndërhyrë në kompetenca­t e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e

kryeqyteti­t”, tha ai përmes një postimi në “Facebook”. Gëzim Sveçla, shefi i asamblistë­ve të Lëvizjes Vetëvendos­je në Prishtinë, tha se duhet të mirëpritet heqja e dorë e Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë. “Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka shkruar ai në “Facebook”. Prishtina ishte mikpritëse e disa prej emrave më të mëdhenj botëror të muz

ikës, duke përfshirë Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson dhe dhjetëra artistë të tjerë. Edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë. Ky festival u themelua nga Fondacioni Sunny Hill, i këngëtares me famë botërore Dua Lipa. Edicioni i tretë i festivalit ishte planifikua­r të mbahej në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht 2022. Por, tashmë në këto data i njëjti është zhvendosur në kryeqyteti­n shqiptar.

DUKAGJIN LIPA: Për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimt­ar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin

 ?? ?? Rama dhe Dua Lipa, një vit më parë
Rama dhe Dua Lipa, një vit më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania