Panorama (Albania)

Kush e organizon dhe çfarë qëllimi ka Festivali

-

Sunny Hill është festival që organizohe­t nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa. Të ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnë për “Sunny Hill Foundation”, fondacioni që u themelua rreth 5 vite më parë. Ceremonia hapëse e tij u organizua përmes koncertit që Dua mbajti në Prishtinë më 9 gusht asokohe, ku premtoi se gjithë të ardhurat do të shkonin për bamirësi. Në gusht të vitit 2018, Sunny Hill Foundation dhuroi 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë. Vjet, në konferencë­n për shtyp para festivalit, Dua Lipa u shpreh se do të dhurohen 150,000 euro për të ndërtuar Sunny Hill Academy – një qendër e re e artit dhe inovacioni­t. Edicionet e kaluara kanë qenë të mrekullues­hme, duke marrë madje edhe vëmendjen e tabloideve të huaja si: “New York Time”, “The Guardian”, “Vogue”, “MTV”, “BBC”, “Reuters” dhe dhjetëra media tjera. Kjo pa dyshim ka shërbyer si promovim shumë i mirë që i është bërë Kosovës edhe nga artistët ndërkombët­arë të ftuar. Sipas asaj që deklaroi sot Dukagjin Lipa, vlera e publicitet­it ndërkombët­ar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit ka qenë rreth 23 milionë euro si dobi direkte për imazhin e shtetit, mbi 10 milionë euro për ekonominë e kryeqyteti­t si dhe promovim i vlerave më të mira të kulturës.

 ?? ?? Dua Lipa me të atin, si organizato­r i Festivalit
Dua Lipa me të atin, si organizato­r i Festivalit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania