Panorama (Albania)

Pushimet në Tiranë dhe jug me Erion Veliajn e Edi Ramën në 2021

-

Një vit më parë, këngëtarja me famë botërore erdhi në Tiranë ku inauguroi kopshtin për fëmijë të ndërtuar nga fondacioni i saj “Sunny Hill Festival”, pas shkatërrim­eve të tërmetit të 2019. Ajo shoqërohej nga prindërit, Dukagjini dhe Anesa, vëllai Gjini, motra Rina dhe i dashuri asokohe Anwar Hadid. Prindërit e saj javë më parë kishin qenë në Tiranë ku kishin organizuar një takim me kryebashki­akun Veliaj duke paralajmër­uar ‘gjëra të mëdha’ në të ardhmen. Dukagjini jo rrallë është shfaqur në shoqërinë e Veliajt gjatë udhëtimeve të tij në Shqipëri. Sakaq, në pushimet e vitit të kaluar në jug të vendit, Duas dhe familjes së saj iu bashku edhe Kryeminist­ri dhe familja e tij. Fotot në rrjetet sociale nuk munguan teksa Rama ka folur me superlativ­a për Duan duke e cilësuar si: “vajzë e mençur, të edukuar e modeste, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania