Panorama (Albania)

“Paris ‘74, takimi me robin gjerman që shpëtova në Vlorë në vitin 1944”

Agllaia Zoto: Djali nga Strasburgu ishte 20 vjeç kur u ndamë në Sevaster “Ju rrëfej çastet kur i lutesha komandanti­t të Brigadës që mos ta ekzekutoni­n André Clur”

- AFRIM IMAJ AGLLAIA ZOTO Vijon nga numri i kaluar

“Kur jetoja në Paris kam takuar njërin nga robërit gjermanë që e kisha shpëtuar gjatë luftimeve në Vlorë në vitin 1944. Kam shkruar për këtë histori në shtypin francez”.

Është ky një nga episodet interesant­e që Agllaia Zoto e ka hedhur telegrafis­ht në shënimet e saj pa përmendur rrethanat si është njohur e çfarë raporte ka pasur me francezin që ka luftuar në Shqipëri. Një ditë të nxehtë qershori të vitit 2010, kur ajo ishte rikthyer për herë të fundit në Tiranë dhe jetonte në shtëpinë e Ilir Çumanit, drejtorit të Përgjithsh­ëm të Institutit Kombëtar të integrimit të jetimëve, fola nga afër me të dhe e pyeta dhe për historinë e takimit me robin gjerman në Paris. “Një ngjarje e vjetër ajo, u shpreh aty për aty Agllaia, mendova t’i bije shkurt në shënimet e mia, se i zoti e ka hedhur vet, madje në një libër të tërë”. Sidoqoftë, këtu te ne nuk është përmendur ndonjëherë, e ngacmova unë, duke këmbëngulu­r të mësoj diçka më shumë nga kjo histori e veçantë. Dhe ajo me atë bujarinë karakteris­tike dhe me zërin e veçantë, nisi të tregojë si për një ngjarje që e kishte përjetuar një ditë më parë...

Në rastin e robërve, në përgjithës­i, aspekti dramatik, si të thuash, është pjesë e pashmangsh­me e fatit të tyre. Komplekse historinë në rrethanat shqiptare e bënte mënyra si u përjetua prania e tyre gjatë dinamikës së luftimeve dhe veçanërish­t si u sollëm ne me ta. Së pari, për shumëkënd nga partizanët, çdo ushtar nazist ishte një barbar, një hitlerian i pashpirt dhe çdo ballafaqim me të parakupton­te dilemën e sfidës për jetë a vdekje.

Zonja Agllai! Rasti i takimit me ushtarin gjerman pas 40 vitesh në Paris, ka të bëjë me faktin se ju gjatë kohës së luftës bënit dhe përkthyesi­n ndërmjet komandës së Brigadës së Pestë dhe robërve të luftës?

Unë nuk kam qenë një përkthyese permanente, por këtë e kam ushtruar vetëm në pak raste, sipas nevojës. Unë, fund e krye gjatë luftës nacionalçl­irimtare, isha një partizane e thjeshtë, që asnjë moment nuk u shkëputa nga betejat në front. Pikërisht aty kam pasur edhe kontaktet e para me robërit e luftës, së pari me ata italianë e më vonë me ushtarët nazistë. Së paku, në perceptimi­n tim, historia e tyre, në rrethanat tona, ishte tejet dramatike. Po njëherazi dhe një histori komplekse. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për ballafaqim­in e forcave të brigadës sonë me ta, por edhe të formacione­ve të tjera të ushtrisë nacionalçl­irimtare...

Çfarë keni parasysh kur e stigmatizo­ni si dramatike e komplekse historinë e robërve gjerman në Shqipëri?

Në rastin e robërve, në përgjithës­i, aspekti dramatik, si të thuash, është pjesë e pashmangsh­me e fatit të tyre. Komplekse historinë në rrethanat shqiptare e bënte mënyra si u përjetua prania e tyre gjatë dinamikës së luftimeve dhe veçanërish­t si u sollëm ne me ta. Së pari, për shumëkënd nga partizanët, çdo ushtar nazist ishte një barbar, një hitlerian i pashpirt dhe çdo ballafaqim me të parakupton­te dilemën e sfidës për jetë a vdekje. Në fakt, përtej kësaj pamje të përgjithsh­me fshihej diçka jo krejtësish­t e tillë. Nga kontaktet e para me robërit nazistë, mësuam se jo të gjithë i përkisnin identiteti­t gjerman. Një pjesë e madhe ishin me origjinë polake, çeke, bjelloruse, turke, malteze etj. Komunikimi me ta na bëri të njohur dhe një fakt tjetër: Shumë syresh ishin thirrur nën armë forcërisht, jashtë vullnetit të tyre. Sipas dëshmive të ndryshme, rezultonte se një pjesë e konsiderue­shme ishin mobilizuar përdhunshë­m në shtëpitë e jetimëve. Pra, nga gjithë ajo turmë e tmerrshme, jo të gjithë ishin të tillë, ca më tepër pjesa që dorëzohej vetë pa kurrfarë rezistence. Ky realitet na zuri disi në befasi, gjë që ndikoi në reagimet e ashpra e sjelljet brutale ndaj robërve gjermanë. Ishte kjo një veçori e rrafshit psikologji­k që në njëfarë mënyre vendoste drejtpërdr­ejt për fatin e tyre. Aspekti tjetër lidhej me mungesën e përvojës së komandave e shtabeve partizane. Prania e robërve për ta ishte një dukuri e papritur dhe e paparamend­uar,

për rrjedhojë reagimi mbeti spontan e në mëshirë të shkrepjeve të momentit. Nuk bëhej fjalë për një strukturë të veçantë e për organizime logjistike për ta. Autoritete­t e luftës, së paku ato të zonave operative, nuk kishin dijeni për Konventën Ndërkombët­are të Robërve të Luftës dhe për trajtimin e tyre operonin partizançe. Fatkeqësis­ht, këto e rrethana të tjera të kësaj natyre u bënë përcaktues­e për fatin e mjaft prej robërve nazistë...

Pra, nga mënyra si ishte orientuar lidershipi i luftës, pjesa më e madhe e robërve kaloi para skuadrës së pushkatimi­t...

Pavarësish­t rrethanave të jashtëzako­nshme, procedura e ndjekur në çështjen e trajtimit të robërve nazistë dominohej nga arsyeja njerëzore. Ndryshe nuk do të ishte riatdhesua­r një pjesë e madhe e tyre pas luftës...

Kur veçoni arsyen njerëzore, keni parasysh vetëm vullnetin e urdhërdhën­ësve dhe ndjeshmëri­në e partizanëv­e gjatë ballafaqim­it me ushtarët e kapur në front...

Kur përmend arsyen njerëzore dhe emocionali­tetin e trupës, u referohem ballafaqim­eve të para me robërit e luftës, që i përkasin fundit të vitit 1943. Prania e tyre ishte një realitet befasues dhe krejt i ri për partizanët e thjesht dhe eprorët e frontit, për rrjedhojë dhe reagimi ishte spontan dhe agresiv. Sidoqoftë, me masivizimi­n e këtij fenomeni, komanda qendrore filloi të mendojë për ta institucio­nalizuar si procedurë, duke orientuar strukturat dhe shtabet e vartësisë me urdhra e udhëzimeve zyrtare. Pikërisht mbi bazën e tyre filloi grumbullim­i i robërve nga periferitë në qendër të zonave operative. Aty bëhej regjistrim­i i tyre duke evidentuar gjenialite­tet e çdonjërit. U krijuan sakaq skuadrat e veçanta që merreshin me trajtimin e robërve. Përmbledht­as do të thosha se nga ky moment nisi një etapë tjetër me ta, u evituan rastet ekstreme, u vendosën urat e komunikimi­t, u bë mjekimi i të sëmurëve e së fundi dhe tërheqja e tyre në radhët e forcave partizane. Pak a shumë kështu rrodhi historia me ta deri në përfundim të luftës. Në vazhdim, të mbijetuari­t u grupuan në qendra të mëdha dhe deri në momentin e riatdhesim­it u angazhuan me detyra të ndryshme. Një pjesë e mirë u morën me çminimin e zonave urbane dhe rindërtimi­n e urave të rrënuara gjatë operacione­ve luftarake. Të tjerët me sa më kujtohet u angazhuan me rivendosje­n e ndërlidhje­s ndërqytetë­se. Ideja ishte që veç energjive fizike të shfrytëzon­im dhe kapacitete­t profesiona­le të tyre, aq të domosdoshm­e në atë periudhë kritike për vendin...

Çfarë kujtoni nga momentet kur bënit përkthyesi­n e robërve gjermanë?

Ka pasur gjithsej dy-tri raste të tilla. E ka dashur nevoja që si njohëse e frëngjisht­es, të bëja përkthyesi­n e robërve nazistë me eprorët e shtabit të Brigadës. Kam përkthyer për një ushtar nga Lioni dhe një tjetër nga Strasburgu. Jam befasuar kur kam dëgjuar nga goja e tyre se njihnin “Manifestin komunist” dhe këndonin mirë “Iternacion­alen”. Madje, tregonin se ishin mobilizuar forcërisht kur aderonin në lëvizjen komuniste. Këto rrëfime për shokët e komandës fillimisht tingëlloni­n të pabesueshm­e, por gjatë kontakteve të mëtejshme, u bindën dhe ata. Fakti që në radhët e nazistëve kishte edhe ushtarë me bindje krejt të

kundërta, ishte diçka e papritur. Sidoqoftë, orientimi i eprorëve ishte për të evidentuar rast pas rasti profilin e çdo ushtari të kapur në front...

Cili ishte fati i këtyre dy robërve francezë? Ushtarin nga Lioni, pas shpjegimev­e në shtabin e brigadës, e çuan në spitalin partizan. Aty i shkëputa kontaktet dhe nuk mora vesh çfarë ndodhi me të më vonë.

Ushtari nga Strasburgu shpëtoi dhe u kthye mirë e bukur te prindërit. Madje, vazhdon të jetojë. Jam takuar disa herë me të. André Clur e quajnë. Ka histori interesant­e jeta e tij...

Si mbeti në duart e partizanëv­e André Clur dhe në çfarë rrethanash mundi të shpëtojë?

André Clur u kap nga partizanët e Brigadës së Pestë gjatë një prite në Sevaster, në prill të vitit 1944. Kur u asgjësua i gjithë grupi me 40 veta, ai u dorëzua pa bërë

rezistencë. Bashkë me Leka Shkurin e Babaçe Faikun, dy shokët e njësitit, iu afruam. André Clur fliste frëngjisht. Kam pesë vjet, tha, që bashkëjeto­j orë e çast me vdekjen. Më qëlloni të shpëtoj njëherë e mirë. Na tregoi pastaj peripecitë që kishte kaluar në front. Në fund na u lut të vinim dorën në zemër se ishte vetëm 20 vjeç dhe se e prisnin prindërit e moshuar që nuk kishin fëmijë tjetër. Një moment pashë nga shokët. Vështrimi i egërsuar i syve të tyre dukej sikur më urdhëronte ta qëlloja. Ua shpjegova atyre tërë rrëfimin e tij. “Gënjen qafiri, gënjen të kalojë lumin”, bëri Babaçia. “Po tjetër, ç’thotë”, u hodh Leka. Pas disa çasteve heshtje, Babaçja tha se duhej ta çonim në komandë. Sakaq i lidhëm duart me litar dhe u nisëm. Shtabi epror ishte disa kilometra larg. Gjatë rrugës, André Clur vazhdonte ritualin e lutjeve. Një çast kur e pashë me lot në sy, i thashë se do shpëtonte. Të paktën unë e sigurova se për rastin e tij do bëja të pamundurën. Vërtet?!, bëlbëzonte ai. Vërtet, i thashë, duke i kujtuar se do t’i kërkoja komandanti­t mos ta pushkatoni­m. Kur mbërritëm në shtab ishte buzëmbrëmj­e. Në kontaktin me gjeneralin i shpjeguam dhe rastin e André Clur, të cilin e kishin lidhur te një pemë jashtë komandës. Nuk e pushkatuat?, na pyeti ai. Jo, i thashë, dhe mendoj ta falim. Ky reagim ishte befasues për të, megjithatë dikur ia mbusha mendjen dhe në njëfarë mënyre mora aprovimin e tij. Kaq u desh dhe ushtari nga Strasburgu nuk kaloi para skuadrës së pushkatimi­t. Pas luftës u riatdhesua bashkë me robërit e tjerë që mbijetuan...

André Clur jeton, madje ju thoni se e keni takuar disa herë...

Me të jam ndarë në vitin 1944 në Vlorë e jam takuar pas gati 40 vitesh në Paris. Ka qenë një takim i papritur. Ishte periudha kur unë jetoja në Francë si azilante politike. Gjatë aktiviteti­t me shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, isha shpesh e pranishme në shtypin e ditës ku trajtoja histori të ndryshme. Në një rast kisha botuar diçka nga historia e robërve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, ku përmendja edhe rastin e André Clur. Aty shkruaja atë që kishte ndodhur me të në ‘44, duke vënë në dukje se nuk dija çfarë kishte ndodhur me të pas luftës, a i kishte takuar prindërit e moshuar dhe si kishte rrjedhur jeta e tij. Shkrimi me sa duket kishte rënë në dorën e tij. André Clur pastaj ishte interesuar te gazeta dhe erdhi e më takoi. Unë partizania që e kisha shpëtuar dikur, më në fund isha përballë tij pas 40 vitesh.

 ?? ?? ENVER HOXHA NE VITET E LUFTES
ENVER HOXHA NE VITET E LUFTES
 ?? ?? Agllai Zoto në moshë të re
Agllai Zoto në moshë të re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania