Panorama (Albania)

“Unë, nazisti që më mëshiruan në Vlorë”

André Clur ritakon shqiptaren që e kishte burgosur dhe e shpëtoi

-

Prill 1944. Pranvera po ikën dhe Lufta e Dytë Botërore po shkon drejt vitit të pestë të saj.

Mbi një rrugë me pluhur që gjarpëron diku nga jugu i Shqipërisë, midis maleve të mprehta dhe luginave marramendë­se, një grup ushtarësh të Wehrmacht-ut përpiqet të gjejë një kolonë rivitalizi­mi, e cila është zhdukur me armë dhe më bagazhe në natyrë. Me grupin gjerman nuk shkohet larg. Partizanët shqiptarë janë me siguri diku aty, të padukshëm, në këtë natyrë të egër ku ata lëvizin si peshku në det. Këta shqiptarë nuk kanë ndonjë reputacion të veçantë. Ata përfliten për tortura dhe masakra ndaj ushtarëve të paarmatosu­r. Dhe meqenëse disa nga njësitë gjermane nuk kanë hezituar të djegin, të vrasin, të përdhunojn­ë, ushtarët me uniformë ngjyrë të gjelbër në gri dëshironin të ishin shumë larg prej aty… Me siguri që është njëri që do të dëshironte të ishte larg prej aty

dhe pa këtë dreq uniforme të Wehramcht-it në trup. Ky është André Clur. Atëherë 20 vjeç. Ishte me origjinë nga Katzen. Pesë vjet i larguar nga streha e tij. Pesë vjet larg prindërve të moshuar që nuk kanë gjë më të çmuar se atë. Në pesë sekonda pa si ranë përdhe shokët e tij. Oh, sa skena të tilla kishte parë këto pesë vjet! Sa prej miqve kishte lënë në këto shtigje të zymta. Vetëm se janë gjermanë, nazistë, se njihen të egër e barbarë në luftë. André

Clur qëndron i tronditur. Këmbët me zor e mbajnë. Pret vdekjen nga çasti në çast. E vdekja si vdekja, vjen kur do ajo. Po paska qenë larg me të. Shumë larg, madje. Pavarësish­t grykave të armëve që i rrinë te gjoksi. Pavarësish­t urrejtjes së tërbuar të partizanëv­e që e rrethojnë. Me ta thonë se komunikohe­t vetëm me fytin e armëve. Fyti i tyre nuk di gjuhë tjetër. Po edhe nëse di diçka, vorbulla vdekjeprur­ëse nuk të lë ta kuptosh. A kanë zemër këta përbindësh­a?, murmurit nëpër dhëmbë André Clur. Si?, Çfarë the?, i afrohet me një frëngjisht­e të pastër e vetmja femër e grupit partizan. Një vajzë syshkëndi, që me sa duket ka diçka më shumë se të tjerët. Shokët e vështrojnë të egërsuar, sikur t’i ketë tradhtuar në kodin të sjelljes me kundërshta­rin. Asgjë nuk mund ta kuptosh në këtë vorbull vdekjeprur­ëse. Po ai... Ai shpëtoi, fare rastësisht, vetëm nga një psherëtimë. I buzëqeshi fati atëherë kur priste tragjedinë, breshërinë e pandalshme të partizanëv­e bolshevik. Falë zemrës së mirë të një vajze veshur me uniformën e luftës dhe yllin mbi kapele me emrin Agllaia Zotos. Po si ndodhi e papritura, ata e ritregojnë pas 34 vitesh pas një takimi surprizë. Agllaia pas shumë peripecish ka mbërritur në Francë ku ka marrë strehim politik e në artikulime­t e shumta me shoqatat për të drejtat e njeriut, një ditë të bukur do të tërhiqte vëmendjen e një gazetari që do tregonte dhe historinë e André Clur.

 ?? ??
 ?? ?? Robër gjermanë në Shqipëri
Robër gjermanë në Shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania