Panorama (Albania)

“Gjyshja jetime”, mysafire në shtëpinë e kreut të Institutit të Jetimëve

-

E rikthyer në Tiranë pas 15 vitesh, Agllaia Zoto bëri një rrëfim interesant në përkujtimo­ren e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, që zhvillohet çdo 20 maj. “Gjyshja jetime”, sikundër prezantohe­j, foli me zemër në dorë për fatin e trishtë të shumë fëmijëve pa prindër. Kur mbaroi veprimtari­a, mysafirja e ardhur nga larg, përfundoi në shtëpinë e kreut të jetimëve. Aty, Ilir Çumani me të shoqen dhe dy fëmijët e mbajtën “në pëllëmbë të dorës”. Nga maji i vitit 2010 e deri në shtator të atij viti “gjyshja jetime”, u bë pjesë e familjes Çumani. Mjedisi i ngrohtë dhe dashamirës­ia e të zotëve të shtëpisë, e bënë me krahë mysafiren e veçantë. Komforti i mikpritjes i dha dorë asaj ti kthehej e rikthehej historisë së saj, si asnjëherë më parë. Jetëshkrim­i i Agllaisë, kujton Ilir Çumani, i ngjan një drame të jashtëzako­nshme. Në thelb, fati i saj, përkufizon ai, është fati i Shqipërisë në miniaturë, me ëndrra e zhgënjime, me rrëzime e ringritje, me ditë të bardha e muaj të zymtë. Ilir Çumani, ky djalë i rrallë e energjik, që nuk ka njohur dashuri nëne, se është rritur në shtëpitë e jetimëve, kishte kësisoj një arsye më shumë

për ta bërë Agllaia Zoton pjesë të familjes. Madje, jo vetëm ai, por dhe fëmijët dhe e shoqja kur erdhi dita për t’u ndarë u ndjen keq dhe u përlotën. Trokiti Iliri i papërtuar për kësi punësh në të gjitha institucio­net për t’i gjetur një strehë kësaj gruaje të veçantë me historinë e Shqipërisë mbi supe, po shteti si

shteti nuk ka vesh për të tilla kërkesa. Atëherë iu drejtua komuniteti­t të biznesit dhe më në fund e sistemoni “gjyshen jetime” në një shtëpi komode. Uratat e Agllaisë nuk kishin të shteruar, por përsëri, siç thoshte, komoditeti­n e strehës së familjes Çumani, nuk do ta gjente kurrë. U takova disa herë me të kur qëndronte në shtëpinë e Ilirit. Rrëfimet e saj të sinqerta dhe të jashtëzako­nshme të rrëmbenin e të fusin në mendime. Një histori e pa dëgjuar, sa e trishtë aq dhe interesant­e. Bukur e thoshte Iliri: Historia e Shqipërisë në minaturë, e Shqipërisë në monarki, në luftë, në diktaturë e së fundi në neodemokra­ci.

 ?? ?? Agallais në shtepinë e Ilir Çumanit
Agallais në shtepinë e Ilir Çumanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania