Panorama (Albania)

Antikorrup­sioni, nga tenderët pa garë, incenerato­rët, te personat kriminalë krah Kryeminist­rit

- LEDINA MANDIJA* *Ish-avokate e Shtetit, konsulente juridike

Në konferencë­n e parë antikorrup­sion, pas 9 vite qeverisje, Rama deklaroi se “korrupsion­i nuk është zgjidhur si në asnjë vend të botës” dhe komunikoi raportimin për korrupsion­in, duke deklaruar se “tashmë drejtësia është e pavarur nga politika” dhe se “problemati­ke është paaftësia për të ndërtuar procese që janë transparen­te të drejta dhe cilësore” dhe për këtë kishte gjetur zgjidhjen përmes ngritjes së “një autoriteti të pavarur dhe profesiona­l për tenderime, ku do të merrte dhe konsulencë ndërkombët­are”.

Para një viti, Rama deklaronte 70 % të rasteve problemati­ke me prokurime. Nuk dëgjuam sa zyrtarë të lartë janë dënuar?! Sa pasuri të tyre janë sekuestrua­r dhe konfiskuar?! Sa efeciente ishte qeveria me strukturat antikorrup­sion në kuadër të strategjis­ë ndërsektor­iale antikorrup­sion dhe planveprim­eve në zbatim të saj?

Nuk e dëgjuam të fliste për tenderët sekrete, kontratat klientelis­te, incenerato­rët, abuzimet me tenderat për rindërtimi­n apo ato për medikament­e dhe instrument­e mjekësore në periudhën e pandemisë. Nuk e dëgjuam të fliste për gruan e Kajmakut që përfitonte para përmes prokurimev­e publike, apo edhe gruan e Sharrës dhe jo vetëm. Nuk e dëgjuam të fliste për transparen­cën e qeverisë në koncesione dhe prokurime publike. Pas 9 viteve qeverisje, publikon një raport monitorimi në kuadër të planveprim­it antikorrup­sion 2015-2023, ndërkohë që raportet duhet të ishin 3-mujore, 6-mujore sipas planveprim­eve dhe konferenca e parë antikorrup­sion nuk ishte parashikua­r në kuadër të kësaj strategjie, por do të duhej të kishte organizuar të tjera me kohë me të dhëna të sakta dhe me një panoramë reale dhe transparen­ce, të paktën për aq sa raportohet nga organizma ndërkombët­arë që monitorojn­ë Shqipërinë prej vitesh për korrupsion­in.

Ndryshe nga sa u përpoq të mbushte mendjen Kryeminist­ri, në një sallë me punonjës të administra­tës mbi baza “meritokrac­ie”, sikur edhe deklaron.

Departamen­ti Amerikan i Shtetit në Raportin për Korrupsion­in ka konkluduar se:

· pandëshkue­shmëria e korrupsion­it mbetet një problem në Shqipëri.

· qeveria nuk ka zbatuar ligjin në lidhje me ndjekjen e veprave penale të korrupsion­it dhe lejon punësim të personave të dënuar në pozicione si kryetar bashkie apo pozicione të larta në qeveri.

Transparen­cë Internatio­nal ka gjetur se:

· Në Shqipëri perceptimi i korrupsion­it është i lartë, 110 nga 180 vende. Ka një rënie 27 vende nga viti 2016 dhe 6 vende nga viti 2021, 8 vende poshtë mesatares.

GRECO ka kërkuar publikimin e këshilltar­ëve politikë online, funksionev­e, informacio­n për punën e tyre dhe aktiviteti­n e tyre. Rregulla të qarta në lidhje me funksionar­e të lartë të qeverisë në kontakte me lobistë dhe palë të treta që kërkojnë të influencoj­në pushtetin legjislati­v dhe aktiviteti­n e tyre përmes kontrata të lobimit formale dhe jo formale. Progres-raporti për vitin 2021 ka gjetur se: · Korrupsion­i mbetet një problem i madh në Shqipëri.

· Dënimi i zyrtarëve të lartë i kufizuar në numër, duke vazhduar me politikën e pandëshkue­shmërisë të zyrtarëve të lartë të shtetit.

· Task-forca antikorrup­sion ishte më pak efektive.

· Duhet vullnet politik në rritjen e numrit të pasurive të sekuestrua­ra dhe konfiskuar­a

· Mungese transparen­ce në procesin

ligjvënës.

· Konsultimi publik i ligjeve, formal · Sjellja e administra­tës e dobët karshi qytetarëve

· Rekrutimi mbi bazë merite, promovimi dhe largimi nga detyra duhet konsolidua­r.

· Mungon një kuadër ligjor koherent për llogaridhë­nien

Pavarësish­t kësaj panorame të monitorimi­t nga organizmat ndërkombët­arë, Kryeminist­ri “fitimtar kundër korrupsion­it” harroi të tregonte disa të dhëna ulëritëse, të cilat nuk kanë lidhje me profesiona­lizmin dhe cilësinë e prokurimev­e, por me korrupsion­in faktik të kësaj qeverie, që po përpiqet të bëjë epilogun e punës së saj për këto 9 vite keqqeveris­je përmes një konference të parë antikorrup­sion.

· Nga viti 2014, tenderët pa garë me 1 operator janë në 30 % të procedurav­e tenderuese. Pra, 1 në 3 tenderë janë pa garë.

· Në vitin 2021- 34.4 % e tenderëve me një operator me vlerë 333 mil euro ose 21% e vlerës totale të prokuruar.

· Oferta të shtrenjta ose oferta në fondin limit. Në 20 % e procedurav­e, vlera e kontratës 100 % e fondit limit. Në 32 % e procedurav­e 99% e vlerës fondit limit. Në 52 % sa 95-100 % e vlerës fondit limit

· Në 65 % të procedurav­e tenderuese fiton oferta më e lartë

· 35 mil euro të tenderuara për ilaçe dhe instrument­e mjekësore Covid pa garë apo procedura sekrete.

· 30 % e tenderave të paracaktua­ra. · Persona me të shkuar kriminale pastrojnë para duke marrë punë publike

· Miliona euro me tenderë sekretë me një rritje eksponenci­ale nga viti 2014-2022. (Në teknologji informacio­ni, shërbime qeveritare, mirëmbajtj­e rrugësh etj.)

· Kufizim konkurrenc­e mes operatorëv­e ekonomikë, 236 kontrata sekrete 2013-2018 krahasuar me 20 nga 2008-2013

· Fondet publike të tenderuara për rindërtimi­n në favor të klientëve të qeverisë

· Fondet publike të tenderuara abuzivisht për incenerato­rët

· Zbatimin e kontratave korruptive të incenerato­rëve

· Shifrat marramendë­se të tenderimev­e për bërjen e punëve publike

· Mungesën e transparen­cës në specifikim­in e nevojave për ofrimin e shërbimeve dhe punëve publike përmes një analize të hollësishm­e financiare

· Mungesën e transparen­cës nga organet e qeverisjes në dhënien e informacio­nit në lidhje me aktiviteti­n e qeverisë etj.

Dje, Kryeminist­ri kishte shumë për të thënë, por ajo çfarë deklaroi tej asaj çfarë parashikon Strategjia Antikorrup­sion dhe Planveprim­i 2015-2023, ishte struktura e pavarur, profesiona­le e prokurimev­e, meqë administra­ta ka shumë punë të tjera për të bërë në kuadrin e bërjes së Shtetit në mandatin e tretë të ‘merituar’ të qeverisjes së tij.

Kjo qeveri, e treguar me fakte dhe prova si e korruptuar, e ka të humbur betejën me korrupsion­in dhe nuk mund të vazhdojë të tregojë përralla për shqiptarët, të cilët presin që paratë e tenderuara dhe të përvetësua­ra nga këta qeveritarë të korruptuar t’u kthehen sërish taksapague­sve shqiptarë.

Zyrtarët e paktë të dënuar sa për të thënë, me të cilët krenohet Rama, nuk justifikoj­në krimin shtetëror të vjedhjes së shqiptarëv­e dhe aq më tepër të tregohen si histori suksesi në konferencë të “nivelit të lartë”, për sa kohë asnjë pasuri e tyre nuk është sekuestrua­r apo konfiskuar deri më sot.

 ?? ?? Nga Konferenca Ndërkombet­are Antikorrup­sion
Nga Konferenca Ndërkombet­are Antikorrup­sion

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania