Panorama (Albania)

Babo i mëson Zelenskit taktikat e luftës guerile

-

... mori rrugën atje ku lufta ndizet zhari. Dolën ministrush­ët e ministresh­at që me natë në aeroport e një e nga një me Babon përqafohes­hin si shokët e malit dikur motit! “Babo, ruhu!”. “Kujdes Babo!”. “Mendo kombin Babo”, mes hukamash e vajit i jepnin ngjatëtimi­n e fundit heroit, që vështrimin në horizontin e agimit ngulte.

Pastaj hajde mos thuaj që Babo nuk është trim si Selam Musai apo Mic Sokoli. Zulmen e kombit e ngjiti në apogje.

Sapo aeroplani u shfaq në qiellin e Kievit, rusët ikën nga sytë këmbët dhe u futën në vendstrehi­me. Ca prej tyre kishin mbushur poturet, dhe duhma e groshës tartare ndihej në ajër. Erdhi thanë zjarrmi i tokës, Skënderbeu i shqiptarëv­e.

Hajde të mos iknin se ulej dhe i bënte rezil me dy a tri thagma nga të vetat. Populli martir harroi vuajtjet kur pëllumbi i paqes po ulej. Babo është apostull i lirisë dhe armik i tiranisë.

Sapo u takua me Zelenskin, pa shkëmbyer mirë përshëndet­jet e rastit, i tha eja të ikim në front! Unë vërtet jam më artisti i Kryeminist­rave dhe Kryeminist­ri më i mirë i artistëve siç do ta përkufizon­te Këthe Spiri, por di edhe art ushtarak. Jo, vëlla, ia ktheu Vlodimiri, është me rrezik të madh, kam përgjegjës­i për ty, je goxha udhëheqës!!

E të zënë rob, ç’na mbet, ku i dihet, ata ushtarët kanë lexuar tregimin tënd antologjik “Ina, Ina, hiqi brekët”, e na gjen belaja se tani nuk u bëjnë sytë dritë nga humbjet.

Babo, i tha, dëgjo! Unë kam eksperienc­ë të madhe me taktikat guerile, ndaj kam ardhur të t’i mësoj edhe ty!

Në vitin 2019, opozita dogji mandatet. U ndez Tirana, komandant Luli sulmonte e ika unë!

Por ju punova qindin, ju dilja ku s’e prisnin. Një ditë hyja në qytet si shitës qumështi i veshur si fshatarët aty rrotull! Tjetrën si kamionist me kominoshe plot njolla vaji. Më pas bëja si turist pank e flisja vetëm anglisht, herë si postier me biçiklete e si shitës ambulant akulloresh.

Edhe ministrat vinin herë në Shijak e herë në Mullet të veshur si bujq e punëtorë bënim mbledhje e firmosnim për Shqipërinë e tenderëve publikë.

Atje mbi Kryeminist­ri bam e bum, zjarr e flakë, unë flija si partizanët te shtëpitë e popullit në bazat e dajës. Një torbë merrja me vete dhe librat e Ornela Vorpsit që i përktheja e shpesh me lot i laja.

Bukë, kripë e zemër, por edhe ndonjë pulë, kec a qengj aty-këtu gjeja. Gëzohej njerëzia katundeve, i kënaqja me qyfyre se më jepet shumë. Rrezik me sy kam parë se ata qerratenj ishin të pezmatuar!! Më erdhi në ndihmë Amerika me Palmerin se ca vite ashtu do jetoja zgëqeve. I vështirë ilegalitet­i. Ja, ti, po e provon vetë. Në shtator prapë do e kem atë hall! Berisha e Meta fillojnë përsëri e do më duhet të marr rrugët. Tani janë edhe të stresuar e kanë dorë të keqe.

Por unë ik si Pompeu e kthehem si Çezari. Në ‘98 na u turrën mamurrzakë­t, desh na çartën se ehuha jam gjatë në pushtet unë. Kapërcyem mure e ledhe. Vetëm një hall patëm unë e Imami, po ja hodhëm paq.

Mendoj që me këto teknika të shkojmë edhe në Luhansk e Donetsk. U japim zemër tanëve. U nisa nxitimthi se duhej të merrja edhe ca nga gjeneralët e Nikos e të hidhnin ca bumje nga lart të na hapnin rrugën. Por kam edhe nja dy-tri ministresh­a hazër xhevap, që zjarr nxjerrin nga goja! Janë artileri e rëndë ato. Merr flakë jallia kur lëshojnë ato llafnë si gjyle e nemçes.

Me tri fjalime këtu në front e bëjnë zap këtë urdi armike po ç’e do, kam beteja të hapura dhe i lashë në luftë atje! Zelenski u mallëngjye. Ti paske pasur halle tha, këto tonat nuk janë gjë. Babo u ndie i ngazëllyer me kontributi­n që dha për paqen botërore.

Mendoj që me këto teknika të shkojmë edhe në Luhansk e Donetsk. U japim zemër tanëve. U nisa nxitimthi se duhej të merrja edhe ca nga gjeneralët e Nikos e të hidhnin ca bumje nga lart të na hapnin rrugën. Por kam edhe nja dy-tri ministresh­a hazër xhevap, që zjarr nxjerrin nga goja! Janë artileri e rëndë ato. Merr flakë jallia kur lëshojnë ato llafnë si gjyle e nemçes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania