Panorama (Albania)

Lufta po zvogëlon me 25% fushat me drithë në Ukrainë

-

Ukraina ka reduktuar sipërfaqen e mbjelljes këtë vit me rreth një të katërtën për shkak të pushtimit rus, tha dje Ministria ukrainase e Bujqësisë. Gruri, misri, luledielli dhe elbi janë ndër kulturat, zona e rritjes së të cilave është dashur të pritet. Dhe të hënën, një zyrtar i lartë i qeverisë tha se korrja e grurit në Ukrainë ka të ngjarë të bjerë në rreth 48.5 milionë tonë këtë vit, nga 86 milionë tonë qe ishte vitin e kaluar. Negociator­ët ndërkombët­arë vazhdojnë përpjekjet për të thyer bllokadën ruse të porteve të Ukrainës në Detin e Zi, për të lejuar eksportin e drithit të Ukrainës - ndërsa fermerët fillojnë të mbledhin të korrat e këtij viti. Një pjesë e drithërave vazhdon të eksportohe­t në rrugë, hekurudhor­e dhe lu- more, por vëllimi i eksporteve është ulur ndjeshëm nga bllokada. Të martën, një dërgesë misri prej 18,000 tonësh mbërriti në Spanjë, pasi anashkaloi me sukses bllokadën e porteve të Detit të Zi, njoftoi shoqata spanjolle e ushqimit “Agafac”. Misri u trans- portua në rrugë tokësore nga Polonia dhe më pas u dërgua në Spanjë përmes detit Baltik, hera e parë që kalimi i detit verior është përdorur për misrin ukrainas, raporton AFP. Zv/ministri i Jashtëm, Dmytro Senik, tha se Ukraina po përpiqej të krijonte rrugë të reja me Rumaninë, Poloninë dhe shtetet baltike, për të lejuar që 22 milionë tonë drithë të ngecur në portet detare të Ukrainës “të arrijnë në destinacio­nin e tyre”. Sasi të vogla misri janë larguar nga Ukraina perëndimor­e me kamionë për në Poloni dhe Rumani dhe se misri që mbërriti në Spanjë, u ngarkua në një anije në portin Swinoujsci­e të Polonisë në detin Baltik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania