Panorama (Albania)

Ukraina thotë se forcat e saj vazhdojnë qëndresën në Severodone­tsk

Rusia: Do t’u japim luftëtarëv­e ukrainas të rrethuar një shans për t’u dorëzuar SHBA pret më shumë angazhime për dërgesa armësh në Ukrainë gjatë takimit kyç me pjesëmarrj­en e zyrtarëve të 50 vendeve

-

Luftimet intensive vazhdojnë brenda Severodone­tsk, një nga qendrat e fundit të Ukrainës në rajonin e Luhanskut, dhe më gjerësisht, në të gjithë Donbasin lindor të vendit, tha në konferencë­n për shtyp të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzianyk.

Ukraina tha të martën se forcat e saj po vazhdonin të bënin qëndresë në Severodone­tsk dhe po përpiqeshi­n të evakuonin civilët, pasi Rusia shkatërroi urën e fundit në qytetin lindor ku prej disa javësh po zhvillohen disa nga betejat më të përgjakshm­e të luftës. Rusia tha se do t’u japë një shans për t’u dorëzuar deri të mërkurën në mëngjes luftëtarëv­e ukrainas të strehuar në një fabrikë kimike brenda qytetit. Ukraina thotë se rreth 500 civilë mbeten në fabrikën Azot dhe se ushtria e saj po përpiqet t’i largojë ata në një vend të sigurt. Luftëtarët duhet të “ndalin rezistencë­n e tyre të kotë dhe të dorëzojnë armët deri në orën 8 të mëngjesit”, është shprehur zyrtari i lartë rus Mikhail Mizintsev, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”. Civilët do të lejohen të largohen përmes një “korridori humanitar”, tha ai. Zyrtarët ukrainas thanë të martën se shkatërrim­i i urës bllokonte rrugën e evakuimit për civilët që janë ende në qytetin lindor. Guvernator­i rajonal, Serhiy Haidai, tha të hënën në rrjetin “Telegram” se trupat ruse kontrolloj­në rreth 70 për qind të qytetit dhe i kanë larguar forcat ukrainase nga qendra. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy,

tha se beteja për rajonin e Donbasit “me siguri do të hyjë në historinë ushtarake si një nga betejat më të dhunshme në Europë”. “Për ne, çmimi i kësaj beteje është shumë i lartë. Është shumë e frikshme”, tha Presidenti Zelenskyy. Ai përsëriti thirrjet ndaj vendet partnere që t’i dërgojnë Ukrainës artileri moderne për ta përdorur ndaj forcave ruse. Këshilltar­i i presidenti­t Zelenskyy, Mykhailo Podolyak, shkroi në “Twitter” të hënën se për t’i dhënë fund luftës, Ukraina ka nevojë për armë të rënda”. “Takimi i Grupit të Kontaktit të Ministrave të Mbrojtjes mbahet në Bruksel më 15 qershor”, tha këshilltar­i Podolyak. “Ne presim një vendim”. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të drejtojë takimin në selinë e NATO-S, me pjesëmarrj­en e përfaqësue­sve nga 50

vende. Ku SHBA pret të ketë më shumë njoftime për dërgesa të armëve dhe pajisjeve në Ukrainë gjatë këtij takimi të rëndësishë­m të mërkurën, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane. Zyrtarët ukrainas kanë paralajmër­uar se Rusia po fiton terren në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, veçanërish­t në qytetin Severodone­stk, i cili ka parë disa nga luftimet më të ashpra kohët e fundit. Pa një ndihmë më të madhe në armatim, disa zyrtarë ukrainas kanë thënë se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të ndalur përparimin në rritje të Rusisë ose për të rimarrë tokën e pushtuar në rajon. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të hënën se ditët e fundit beteja rreth Severodone­tsk “ka vazhduar të bëhet e furishme”. Rusia pretendon se tashmë kontrollon 97 për qind të provincës Luhansk, ku ndodhet Sievierodo­netsku. Por pushtimi i qytetit industrial të Sievierodo­netskut, me një popullsi prej 100,000 banorësh (shifra para luftës), mbetet vendimtar për qëllimin më të gjerë të Moskës për të kontrollua­r rajonin lindor të Donbasit, i cili përfshin provincat Luhansk dhe Donetsk. Rusia aneksoi Gadishulli­n e Krimesë në vitin 2014 dhe forcat e Kievit që atëherë kanë luftuar me separatist­ët pro-rusë në rajonin e Donbasit.

 ?? ?? Qyteti i Severodone­tsk
Qyteti i Severodone­tsk
 ?? ?? Trupat ukrainase
Trupat ukrainase

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania