Panorama (Albania)

Samiti i BE, Rama: Nuk do të ketë bisedime për anëtarësim

“Komuniteti Politik Europian”, Rama: Macron ka të drejtë Kryeminist­ri: Nuk kam pritshmëri për hapjen e negociatav­e. Bullgaria na mban peng, por Shqipëria do të ndahet nga MV

- VALENTINA MADANI

Të gjitha qeveritë e Be-së ranë dakord që në mars 2020 t’i hapin Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësim­it.

Por negociatat nuk kanë nisur ende, pasi Bullgaria këmbëngul se donte lëshime nga Maqedonia e Veriut në mosmarrëve­shjet dypalëshe për sa i takon gjuhës, historisë dhe identiteti­t. Megjithëse bllokada e Sofjes vlen vetëm për Maqedoninë e Veriut, Beja ka favorizuar trajtimin e përbashkët të ofertës së anëtarësim­it të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kështu që edhe Shqipëria është në fakt e bllokuar. Gjendja e vështirë e shteteve të Ballkanit Perëndimor është një paralajmër­im në kohë në lidhje me telashet e pranimit në BE për Ukrainën, e cila po kërkon fort, në mes të luftës së Rusisë, për t’u bërë një kandidate për anëtarësim në BE në samitin e javës së ardhshme. Be-ja ia ka dhënë këtë status Maqedonisë së Veriut në 2005 dhe Shqipërisë në 2014, megjithatë nuk ka arritur as të fillojë bisedimet me ndonjë prej këtyre vendeve. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, vizitoi Bullgarinë javën e kaluar në një përpjekje për të kapërcyer bllokadën e Sofjes përpara samitit të ardhshëm në Bruksel, që zhvillohet të enjten dhe të premten e javës së ardhshme. Por në një intervistë për “POLITICO”, Rama e bëri të qartë se ishte pesimist. Kryeminist­ri Edi Rama shprehet se nuk pret që një samit i Be-së, që do të zhvillohet javën e ardhshme, t’i hapë rrugën vendit të tij për të filluar bisedimet e anëtarësim­it. Për këtë ai fajëson Bullgarinë. “Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për

“Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për anëtarësim”, thotë ai. I pyetur nëse ndonjë lider i Be-së kishte sinjalizua­r se bisedimet mund të fillojnë së shpejti, Rama u përgjigj se: “Çfarë sinjalesh mund të japin? Kjo nuk ka të bëjë me ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgaria”

anëtarësim”, thotë ai. I pyetur nëse ndonjë lider i Be-së kishte sinjalizua­r se bisedimet mund të fillojnë së shpejti, Rama u përgjigj se: “Çfarë sinjalesh mund të japin? Kjo nuk ka të bëjë me ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgaria”, deklaroi kreu i qeverisë. Rama thekson se nuk priste që udhëheqësi­t bullgarë të ndryshonin qëndrimin e tyre, pasi ata i kishin bërë mosmarrëve­shjet një çështje kaq të madhe sa ishte shumë e vështirë të tërhiqeshi­n. “Është një spirale. Ata kanë hyrë në një spirale. Dhe nga kjo spirale, është shumë, shumë e vështirë të dalësh”, deklaroi Rama, i cili do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor

dhe Be-së në Bruksel përpara samitit. Zyrtarët bullgarë kanë mbrojtur qëndrimin e tyre, duke këmbëngulu­r se ata thjesht po i kërkojnë Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahet angazhimev­e të mëparshme dhe të kërkojë të mbrojë të drejtat e bullgarëve në vend. Maqedonia e Veriut, nga ana e saj, ka deklaruar se po bën përpjekje me mirëbesim për t’u angazhuar me Sofjen dhe theksoi se “një mosmarrëve­shje dypalëshe nuk duhet të pengojë fillimin e bisedimeve midis Be-së dhe një anëtari të mundshëm”. Rama konfirmoi se

nëse nuk ka përparim këtë muaj, ai do të kërkojë që oferta e Shqipërisë për anëtarësim të trajtohet veçmas nga ajo e Maqedonisë së Veriut – një hap që BE deri tani ka hezituar ta ndërmarrë, me zyrtarët që argumentoj­në se do të ishte më mirë për stabilitet­in rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku. “Nëse asgjë nuk ndodh në qershor, ne do të kërkojmë të ndahemi nga ky çift, që tashmë po humbet vazhdimish­t”, theksoi Edi Rama. Ai shtoi: “Kam besim se kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe, nëse udhëheqësi­t e Be-së do të pajtohen apo

jo, këtë do ta shohim”.

MBËSHTETJA PËR MACRON

Edi Rama theksoi gjithashtu se ai mbështet idenë e Presidenti­t francez, Emmanuel Macron, për një Komunitet Politik Europian – një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët, ashtu edhe për joanëtarët e Be-së. “Unë mendoj se ai ka të drejtë. Kjo duhet të ishte bërë shumë kohë më parë… sepse kjo është vizionare”, tha Rama, ndërsa nuk pranon të hyjë në detaje për formën që duhet të marrë komuniteti. “Kjo mund të diskutohet, por në parim, të kesh një komunitet politik, i cili organizohe­t në mënyra të ndryshme… është shumë e rëndësishm­e dhe është përtej Bashkimit Europian që kemi sot… i cili qartësisht nuk është në gjendje të përballet me sfidat e kohës që janë përpara”, tha ai. Macron e përcaktoi planin e tij pjesërisht si një përgjigje ndaj luftës në Ukrainë, duke sugjeruar se komuniteti i propozuar do të ishte një mënyrë më e shpejtë për Kievin për t’u integruar në strukturat politike europiane, sesa procesi i gjatë i pranimit në BE. Lufta e Rusisë ka nxjerrë në pah gjithashtu ndarjet në Ballkanin Perëndimor. Disa vende, si Shqipëria, e kanë ndjekur Be-në në vendosjen e sanksionev­e ndaj Rusisë, ndërsa të tjerët, si Serbia, jo. Megjithëse Serbia dhe Shqipëria kanë qenë shpesh në mosmarrëve­shje gjatë dekadave, Rama kërkon mirëkuptim për pozicionin e Beogradit. “Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, tha ai. Kryeminist­ri deklaroi se besonte se Serbia duhej të vendoste sanksione me kalimin e kohës, por paralajmër­oi kundër nxitjes së Beogradit, i cili është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji, për të bërë shumë dhe shumë shpejt. “T’u kërkosh që ta bëjnë tani, dhe në të gjithë diapazonin, është praktikish­t e pamundur… Është vetëvrasës­e për ekonominë e tyre”, theksoi ai. “Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitet­in e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, paralajmër­oi Rama. “Ne ndonjëherë duhet të durojmë bashkë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira”, theksoi ai. “Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësin­ë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërish­t, për këtë rajon”, theksoi Edi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania