Panorama (Albania)

JAVËN QË VJEN MBLIDHET SAMITI I BE

-

Brenda dy javësh pritet të mblidhet Samiti i Bashkimit Europian për çështjen e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndonëse pritet që në këtë samit të vendosej për hapjen e negociatav­e të këtyre dy vendeve me Benë, gjasat janë për një tjetër shtyrje. Kjo për shkak të konfliktit të krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nga e cila penalizohe­t edhe Shqipëria. Të gjitha qeveritë e Be-së ranë dakord që në mars 2020 t’i hapin Shqipërisë dhe MV dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësim­it. Por negociatat nuk kanë nisur ende, pasi Bullgaria këmbëngul se donte lëshime nga MV në mosmarrëve­shjet dypalëshe për sa i takon gjuhës, historisë dhe identiteti­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania