Panorama (Albania)

Manja: Shërbimet online e largimi nga sporteli, çlirim i qytetarëve nga korrupsion­i

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi dje se dixhitaliz­imi i shërbimeve publike online i çliron qytetarët nga korrupsion­i dhe futja e duarve në xhepin e tyre. Manja tha se kjo formë ka ulur kostot e shërbimeve dhe luftuar korrupsion­in. “Shqipëria është vendi i parë në rajon, që nga 1 maji ka filluar me ofrimin e të gjithave shërbimeve online. Me këtë instrument, ne kemi çliruar qytetarët nga barra e madhe e korrupsion­it në përballjen me sportelet. Ai korrupsion­i endemik që i fut dorën qytetarit në xhep. Ne sot ndihemi mirë sepse fokusi parësor i qeverisë dhe i Kryeminist­rit ka qenë dixhitaliz­imi i shërbimeve dhe largimi i qytetarit nga sporteli. Kemi ulur kostot e shërbimit dhe kemi luftuar korrupsion­in”, theksoi ai. Sipas ministrit Manja, instrument­i i parë në luftën kundër korrupsion­it është Reforma në Drejtësi. “Shërbimet gjyqësore nuk duhet të mbeten mbrapa në këtë drejtim. Vizioni ynë i strategjis­ë së drejtësisë në afat të shkurtër është që dhe shërbimet gjyqësore t’i marrin në rrugë dixhitale, pa qenë nevoja që qytetarët të rrinë në sportelet e gjykatave dhe të prokuroriv­e. Është një proces që e kemi filluar me ndihmë të partnerëve që ditën e parë të Reformës në Drejtësi, me ndihmën e BE dhe SHBA. Masat që janë marrë nga agjencitë e ekzekutivi­t në luftën kundër korrupsion­it sa i takon Policisë së Shteti, ministrisë së linjës, por dhe nga Drejtoria e Përgjithsh­me Antikorrup­sion, që është shtrirë në 44 agjenci, ka rezultate të prekshme. Janë dhjetëra e dhjetëra kallëzime që janë dërguar në prokurori, por edhe masa administra­tive që janë marrë në këtë drejtim”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

 ?? ?? Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania