Panorama (Albania)

“Rama e pi kafen 5 mijë lekë”

-

Dje protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, e cila u zhvillua përpara Kryeminist­risë, iu bashkuan pensionist­ë. Një zonjë i bëri thirrje Kryeminist­rit Edi Rama që të vijë dhe të japë shpjegim për rritjen e çmimeve. Ajo shprehet se kjo qeveri po i vret qytetarët. “Çfarë presim ne nga kjo qeveri. Neve po na vdes kjo qeveri. Me 100 mijë lekë pension. Çfarë të bëj më parë. Rama duhet të vijë të japë shpjegim këtu, ai pi kafe 5 mijë lekë, ne 2 mijë lekë shpenzojmë në ditë. Të ngrihet gjithë populli, të përmbysin këtë qeveri të qelbur. Nuk kemi bukë të hamë, po më merreshin mendtë kur po vija, se nuk kam ngrënë” – u shpreh e moshuara. Ndonëse në moshë të thyer, ata u shprehën se do të dalin sërish në protestë, derisa qeveria të ulë çmimet e larta të produkteve ushqimore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania