Panorama (Albania)

“S’mban më ujë pilafi”, protestë kundër rritjes së çmimeve

Thirrjet e qytetarëve: Të ulen çmimet dhe të rriten pagat “Koha e oligarkëve”, protestues­it: Nuk ndalemi. 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait

- VALENTINA MADANI

Qytetarë të shumtë protestuan dje në sheshin “Skëndërbej” kundër rritjes së karburanti­t dhe produkteve ushqimore.

Me moton “Nuk mban më ujë pilafi”, ata paralajmër­uan qeverinë se në rast se nuk kthen sytë prej tyre, nuk do të ndalin protestat. Protestues­it kundërshtu­an rritjen teksa bënë thirrje që të ulë çmimet pasi, sipas tyre, qeveria po merr në qafë popullin. “Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburanti­t, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë”, tha një prej qytetarëve. Një tjetër protestues u shpreh: “Të ulet çmimi i karburanti­t se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 vitesh. Kërkojmë të ulet çmimi i karburanti­t, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime”. Ata paralajmër­uar protesta të vazhdueshm­e derisa të marrin një zgjidhje nga qeveria. “Ne po fillojmë të organizohe­mi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta”, tha një qytetar tjetër. Gjatë marshimit drejt godinës së Kryeminist­risë, protestues­it u bënë thirrje edhe të tjerëve t’u bashkohen në kauzën e tyre. “Ne duhet të reagojmë e të flasim. T’i tregojmë qeverisë se nuk do të mbetet me kaq. Do të ketë protesta dhe reagime deri kur të arrijmë atë që duam. Boll më me heshtje. S’e durojmë këtë dhunë sistematik­e që po bënë shteti”, shprehen ata. E organizuar nga shoqëria civile, pjesëmarrë­s në protestë ishin edhe studentët, por edhe moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve. Të shumta ishin thirrjet e qytetarëve dhe të shoqëria civilë ndaj Kryeminist­rit, që të marrë masa për të ulur çmimet. “Ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e

Dubait”, ishte një nga thirrjet ironizuese të qytetarëve. Po ashtu, qytetarët bëjnë thirrje që të ulen çmimet dhe të rriten pagat. Me pankarta nëpër duar, ata fillimisht u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeminist­risë. Një qytetar u shpreh se rritja e çmimeve u ka shërbyer vetëm oligarkëve dhe politikanë­ve, duke i pasuruar më shumë. “Jemi në një krizë të thellë ekonomike, sociale e me radhë. Në fund të këtij viti,

kur të bëjmë bilancin, do të rezultojnë se një grusht oligarkësh dhe politikanë­t do jenë më të pasur se sa ishin në janar të këtij viti. Ndërsa ne do të jemi më të varfër. Të varfrit jetojnë më pak, një i varfër jeton më pak dhe kur kjo varfëri është për shkak të politikës, është padrejtësi kriminale. Pasuria e tyre del për 7 breza që të jetojnë 500 vjet. Ndërsa prindërit, pensionist­ët, nuk ia dalin dot as për 15 ditë. Na kanë vjedhur këto 30 vjet, dhe asnjëri prej

tyre nuk është në burg. Kjo është padrejtësi. Për ne, të mbledhur sot këtu, ne kërkojmë drejtësi dhe rishpërnda­rje”, u shpreh protestues­i. Aktivisti Arlind Qori akuzoi qeverinë për paaftësi për të dalë nga kriza, teksa shton se qytetarët nuk po protestojn­ë për luks, por për bukën e tyre. Qori u shpreh se protestat do të vazhdojnë në ditët në vijim. Protesta ishte e qetë teksa nuk pati prezente forca të shumta policie.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania