Panorama (Albania)

Rama i premton Zelenskyy-t: Ballkani Perëndimor do të rindërtojë ndërtesat në Irpin

Rama e Abazoviç në Kiev, shohin pasojat e luftës. Zelenskyy: Ukraina e Ballkani Perëndimor meritojnë të futen në BE, s’jemi rivalë

- VALENTINA MADANI

Jam vërtet i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet dhe fëmijët e Irpinit. BE e shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekjej­e, por le ta bëjmë në mënyrë ballkanike, pa shumë burokraci, të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë

Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, panë dje nga afër pasojat e luftës që ushtria ruse po kryen në Ukrainë që prej 24 shkurtit. Pas vizitës 12-orëshe me tren, dy krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacion­i ukrainas në Kiev. Vizita e tyre nisi në Bucha, e më pas në Borodyanka e Irpin, tre ndër qytetet e prekura nga masakrat dhe varret masive të civilëve. Më pas ata vizituan ekspozitën për luftën rusoukrain­ase, ku panë të dokumentua­ra tmerret me të cilat është përballuar populli ukrainas. Rama e Abazoviç u takuan me Presidenti­n e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Nga aty, tre liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Vizita vijoi me takimin e Kryeminist­rit të Ukrainës, Denys Shmyhal dhe kryebashki­akut të Kievit, Vitali Klitschko. Gjatë vizitës, pati shumë forca sigurie të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Ukrainës.

MESAZHET

Ballkani Perëndimor do të rindërtojë ndërtesat e banimit në Irpin dhe Shqipëria do të bashkohet me vendet e rajonit për të ndërtuar një bllok ndërtesash në shenjë solidarite­ti. Kryeminist­ri Edi Rama,

në krah të Presidenti­t të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e garantoi atë se Ballkani Perëndimor është gati të rindërtojn­ë një bllok banesash për familjet në Irpin. Gjatë vizitës në Ukrainë, kreu i qeverisë shqiptare pa nga afër edhe shkatërrim­et në Irpin, një nga qytetet e goditura nga forcat ruse. “Personalis­ht, hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte, nuk është aspak e mjaftueshm­e. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të mos i përgjigjes­ha ftesës suaj e nuk mund ta humbnim këtë moment me ju. Jam mirënjohës për mikpritjen bujare dhe për dëshirën për të ndarë me ne një pjesë mjaft të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Jam vërtet i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar

përpjekjet e për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve ndërtesën e tij për familjet dhe fëmijët e Irpinit. BE e shumë të tjerë janë tashmë pjesë e kësaj përpjekjej­e, por le ta bëjmë në mënyrë ballkanike, pa shumë burokraci, të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë”, theksoi z. Rama.

INTEGRIMI

Nga Kievi, në konferencë për shtyp me Presidenti­n e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeminist­ri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria mbështet Ukrainën në kërkesën e saj për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. I shoqëruar në këtë vizitë edhe nga Kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Edi Rama e konsideroi situatën në Ukrainë “tmerr të përmasave të skajshme”. “Shprehim mbështetje­n e plotë që BE t’i japi Ukrainës statusin e vendit kandidat. Jemi më shumë se të lumtur që t’i bashkojmë emrat tanë me tuajin në këtë deklaratë të përbashkët, pasi nuk duam që askush të spekulojë me faktin që BE nuk e ka mbajtur fjalën për ne dhe ndoshta nuk do të ndihemi mirë që realizon diçka për Ukrainën. Jo nuk është kështu. Këto janë dy çështje krejt të ndara. Natyrisht ne nuk jemi të kënaqur me Be-në. Por jemi plotësisht të angazhuar ndaj rrugëtimit europian për shkak të së ardhmes së brezave tanë të ardhshëm. E kuptojmë këtë dëshirë të zjarrtë të Ukrainës për ta pasur këtë gjë. Nga ana jonë keni mbështetje të plotë. Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe bashkënism­ëtare për rezolutën e OKB-SË me SHBA-NË, është e privilegju­ar t’u japë zë rreth asaj tryeze shqetësime­ve dhe kërkesave të popullit Ukrainës për një paqe të drejtë”, u shpreh Edi Rama.

THIRRJA

Presidenti Ukrainas, Volodomir Zelenskyy, shprehu besimin se takimi me Edi Ramën dhe Dritan Abazoviçin dëshmon mbështetje­n e Shqipërisë dhe Malit të Zi ndaj Ukrainës. Ai tha edhe Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE, duke mos e parë njëra-tjetrën si rivale, por si plotësuese e njëra-tjetrës. “Ky takim është një dëshmi për mbështetje­n për Ukrainën nga ana e tyre, për sovranitet­in e saj dhe kauzën për anëtarësim­in në BE, për të vënë përpara drejtësisë përgjegjës­it e krimeve. Gjatë luftës, paketa e shtatë e sanksionev­e duhet të ndihet në mënyrë akute nga Rusia, duhet të jetë përgjigje strategjik­e ndaj agresionit rus, na duhet të shmangim çdo zonë gri në Europë. Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia, duhet të integrohen në BE. Nuk jemi rivalë, por plotësojmë njëra-tjetrën. Ju falënderoj për mbështetje­n, që mbështesni njerëzit tanë dhe shpresoj që shumë shpejt do të jemi në gjendje së bashku për të punuar për rindërtimi­n e Ukrainës”, theksoi z. Zelenskyy. Nga Kievi, në një takim me Kryeminist­rin e Ukrainës, Denys Shmyhal, Kryeminist­ri Edi Rama e bëri të qartë se Shqipëria qëndron krah Ukrainës në kërkesën e saj për të marrë statusin e vendit kandidat për t’u bërë pjesë e Be-së. Kryeminist­ri kërkoi që Ukraina ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. “Ka një vend tjetër në BP, Kosova, që prej ditës së parë është rreshtuar krah Ukrainës deri në fund. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën dhe e thashë edhe publikisht që ju të rikonsider­oni njohjen e Kosovës, pasi ata njerëz e meritojnë dhe ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzako­nshme, sepse nuk mbetën peng i së shkuarës për të kujtuar si Ukraina u soll atëherë kur Kosova sulmohej, por qëndruan për atë që besonin për Ukrainën. Do të ishte mirë që Ukraina të rikonsider­onte dhe të përçonte mesazhin e duhur në emër të Komuniteti­t të ri Europian”, theksoi z. Rama.

KRYEMINIST­RI TAKON VITALI KLITSCHKO

Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në Ukrainë, ku u takua me Presidenti­n Volodymyr Zelenskyy. Gjatë vizitës së tij, Rama është takuar edhe me kryebashki­akun e Kievit, ish-kampionin e botës në boks, Vitali Klitschko. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar në rrjetin e tij social një foto me Vitali Klitschko. “Bashkia Kiev – Me kryetarin, kampionin botëror të boksit, Vitali Kliçko”, shkruan Kryeminist­ri Edi Rama. Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Ukrainë, ku takoi dhe Presidenti­n ukrainas dhe zyrtarë të lartë të Ukrainës.

 ?? ?? Rama, Zelenskyy e Abazoviç, dje gjatë konferencë­s në Kiev
Rama, Zelenskyy e Abazoviç, dje gjatë konferencë­s në Kiev
 ?? ?? RAMA, ZELENSKYY E ABAZOVIÇ, DJE NE KIEV
RAMA, ZELENSKYY E ABAZOVIÇ, DJE NE KIEV
 ?? ?? Rama, Zelenskyy dhe Abazoviç, dje në Kiev
Rama, Zelenskyy dhe Abazoviç, dje në Kiev
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania