Panorama (Albania)

Sanksionet ndaj Rusisë, Rama merr në mbrojtje Vuçiç

Zelenskyy: Agresioni rus është gjenocid! Mohon sovranitet­in tonë Kryeminist­ri: Serbia ka lidhje të veçanta me Moskën! Presioni mbi të, mund të jetë i dëmshëm për stabilitet­in e rajonit

- VALENTINA MADANI

Kryeminist­ri Edi Rama mori dje në mbrojtje Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke i kërkuar Perëndimit që mos të ushtrojë presion mbi të kur bëhet fjalë për lidhjet e Beogradit me Moskën.

Sipas tij, ky presion mund të jetë i dëmshëm për stabilitet­in e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për “politico.eu”, Rama foli për mosvendosj­en e sanksionev­e nga Serbia drejt Rusisë, duke kërkuar mirëkuptim për pozicionin e Beogradit. “Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë vende të tjera, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, tha Rama. Ai deklaroi që beson se Serbia duhet të vendosë sanksione, por paralajmër­oi se Beogradi, i cili është kryesisht i varur nga Moska për furnizime me energji, nuk i duhet të bëhet presion për të bërë shumë shpejt. “Është vetëvrasës­e për ekonominë e tyre. Presioni i tepërt perëndimor ndaj Serbisë mund të jetë i dëmshëm për stabilitet­in e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, paralajmër­oi Rama. “Ne ndonjëherë duhet të durojmë bashkë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira”, theksoi ai. “Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësin­ë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërish­t, për këtë rajon”, deklaroi Edi Rama.

AKUZAT

Presidenti Volodymyr Zelenskyy, në krah të Edi Ramës, akuzoi dje se Rusia po zhvillon një propagandë të fortë në vendin e saj duke mohuar sovranitet­in e Ukrainës. Në një konferencë të përbashkët me Kryeminist­rin Edi Rama dhe Dritan Abazoviçin, Zelensky u shpreh se aktet e Rusisë janë gjenocid dhe se askush nuk mund ta mendonte që kjo do të shkonte deri në këtë situatë.

“Nëse do ta kisha menduar përpara Presidencë­s sime, jo. Kjo luftë ka 8 vjet tanimë, 8 vjet shkeljesh nga Rusia të të gjitha parimeve ndërkombët­are, që nga aneksimi i Krimesë dhe i Donbasit. Nuk mund ta krahasojmë me pushtimin në shkallë të gjerë. Ka nisur që prej 2014-ës dhe atëherë ishim të gatshëm për çdo gjë. Askush nuk do të mendonte për këtë torturë në rajonin e Kievit, për vrasjen e fëmijëve, shkatërrim­in e

qyteteve. Këto masakra, kjo lloj mizorie ishte e paimagjinu­eshme, mund ta përfytyron­i me mendje, por kur e shihni me sytë tuaj, është komplet ndryshe. Ky është gjenocid. Kjo nuk është vetëm me fjalë, mund ta shohësh me sytë e tu. Në median ruse pranohet hapur se nuk e njohin Ukrainën si vend”, u shpreh Presidenti i Ukrainës. Ai shtoi se ata nuk e njohin sovranitet­in tonë. “Është çështje parimi për ta të mos na njohin

si komb. Ata e kanë pasur këtë koncept prej vitesh. Ata kanë degraduar Ukrainën. Nëse ne biem, ata mund të fitojnë diçka. Kjo nuk duhet të vazhdojë. Është një dramë nga ato televizive­t, kur Ukraina mendoi të jetë e bashkuar me vendet e tjera të botës, atëherë kjo do të përfundojë. Kjo është një propagandë që ndjekin ata. Nëse i luftojmë së bashku, Ukraina do bëhet më e fortë”, tha Zelenskyy.

 ?? ?? Rama e Vuçiç
Rama e Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania