Panorama (Albania)

Abazoviç: Ju ndihmojmë për rindërtimi­n e Ukrainës

-

Kryeminist­ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë një konference të përbashkët me Kryeminist­rin Edi Rama dhe Presidenti­n Zelenskyy në Ukrainë, shprehu mbështetje­n e Malit të Zi për rindërtimi­n e Ukrainës pas përfundimi­t të agresionit rus. Sipas Abazoviçit, vizita e tij dhe e Ramës në Ukrainë, ishte një mesazh i fortë për vendet e Be-së. “Lufta të ndalet. Duhet të gjejmë një rrugë për të ndaluar shkatërrim­et masive, vrasjet e njerëzve. Do të keni mbështetje të plotë për rindërtimi­n. Ne jemi vende të vogla, por keni mbështetje­n tonë, do të japim kontributi­n tonë. Ne shpresojmë që kjo vizitë, ky samit i 3 kryeminist­rave nga BP, është një mesazh i fortë për vendet e Be-së, për partnerët e Be-së që kanë mundësi reale për të bërë më shumë se ne. Ajo çfarë keni bërë deri më tani, është e pabesueshm­e. Keni mbështetje­n tonë. Duam që të vijmë në atë kohë kur të flasim për marrëdhëni­e ekonomike mes vendeve tona. Të jeni të sigurt që ne ndajmë këtë përvojë prej rreth 3 dekadave më parë, e dimë saktësisht çfarë është agresioni”, tha Abazoviç.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania