Panorama (Albania)

Rama-zelenskyyt: S’bëhemi nervozë nëse i jepet statusi Ukrainës

-

As gjatë vizitës në Kiev, Kryeminist­ri Edi Rama nuk e fshehu pakënaqësi­në ndaj Besë për sa u përket zvarritjev­e me hapjen e negociatav­e. Në konferencë të përbashkët me Presidenti­n ukrainas dhe Kryeminist­rin e Malit të Zi, Rama u shpreh se rrugëtimin për në BE nuk e duan për shkak të Parisit, Londrës apo Brukselit, por për shkak të së ardhmes së brezave. “Ne nuk jemi të kënaqur me Benë dhe kjo nuk është sekret. Jemi të angazhuar ndaj rrugëtimit europian jo për shkak të Parisit, Londrës apo Brukselit, por për shkak të së ardhmes së brezave tanë të ardhshëm. Nga ana tjetër e kuptojmë këtë dëshirë të zjarrtë të Ukrainës për ta pasur tani këtë gjë. Pasi të merrni statusin e vendit kandidat, do të përballeni me realitetin që statusi kandidat nuk është aq shumë sa e mendonit, por është mirë që ta keni dhe nga ana jonë keni mbështetje­n tonë”, theksoi Rama. Teksa shprehu mbështetje­n që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat, Rama iu drejtua Zelenskyyt, duke i thënë që të mos jetë shumë entuziast, ndërsa i solli shembullin e Shqipërisë që ka shumë vite që ka marrë statusin, por ende nuk kanë nisur bisedimet. “Na thonë që e meritojmë, por ka diçka që nuk shkon mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Nëse edhe në këtë këshill europian nuk do të jenë në gjendje të zhbllokojn­ë MV, do kërkojmë që të ndahemi. Nuk e di cili do të jetë reagimi. Jemi këtu për t’i thënë mikut tonë, por të gjithëve, që nuk keni asnjë problem nëse BE i jep statusin kandidat Ukrainës. Askush nuk duhet të thotë, jo se po t’ia japë Ukrainës, këta të tjerët do të bëhen nervozë. Jo, nuk do të bëhemi nervozë. Do jemi të lumtur që BE do tl bëjë diçka për veten”, deklaroi z. Rama.as gjatë vizitës në Kiev, Kryeminist­ri Edi Rama nuk e fshehu pakënaqësi­në ndaj Besë për sa u përket zvarritjev­e me hapjen e negociatav­e. Në konferencë të përbashkët me Presidenti­n ukrainas dhe Kryeminist­rin e Malit të Zi, Rama u shpreh se rrugëtimin për në BE nuk e duan për shkak të Parisit, Londrës apo Brukselit, por për shkak të së ardhmes së brezave. “Ne nuk jemi të kënaqur me Be-në dhe kjo nuk është sekret. Jemi të angazhuar ndaj rrugëtimit europian jo për shkak të Parisit, Londrës apo Brukselit, por për shkak të së ardhmes së brezave tanë të ardhshëm. Jemi këtu për t’i thënë mikut tonë, por të gjithëve, që nuk keni asnjë problem nëse BE i jep statusin kandidat Ukrainës. Askush nuk duhet të thotë, jo se po t’ia japë Ukrainës, këta të tjerët do të bëhen nervozë. Jo, nuk do të bëhemi nervozë. Do jemi të lumtur që BE do tl bëjë diçka për veten”, deklaroi z. Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania