Panorama (Albania)

Meta: Situata në gjykata nuk zgjidhet me shkrirje drastike

“Grumbullim­i në një godinë nuk zgjidh stokun e çështjeve të mbartura” Presidenti reagon për hartën e re gjyqësore: Vendi ka nevojë urgjente për gjyqtarë e prokurorë të plotësojnë vendet bosh e të përshpejto­hen proceset

- KELMENT BAÇI

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar dje se situata në sistemin e drejtësisë nuk zgjidhet me shkrije të gjykatave në të gjithë vendin, që largojnë shërbimin nga qytetarët, duke iu mohuar një të drejtë kushtetues­e.

Në reagimin e tij rreth shqetësime­ve që ka sjellë harta e re gjyqësore, kreu i shtetit shprehet se vendi ka nevojë urgjente për gjyqtarë e prokurorë që të plotësojnë vendet bosh të krijuara në sistemin e drejtësisë. Për Presidenti­n, grumbullim­i i gjyqtarëve në një godinë nuk sjell zgjedhje të problemit të stokut të krijuar, përshpejti­m të proceseve gjyqësore apo ul ngarkesën për gjyqtarët. “Ky riorganizi­m ekstremish­t i përqendrua­r, sipas draftit të hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ në datë 10 qershor 2022, përpiqet t’i fshehë problemati­kat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë sot, por nuk e zgjidh problemin e vakancave tepër të mëdha, mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, dhe as përshpe- jtimin e proceseve gjyqësore dhe evadimin e stokut të çështjeve gjyqësore të mbartura dhe të patrajtuar­a që datojnë që prej vitit 2016-2017. Kjo gjendje është e papranuesh­me dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë. Është e qartë se Këshilli i Lartë Gjyqësor, në draftimin dhe miratimin e hartës së re gjyqësore, është udhëhequr më shumë nga tensioni dhe/apo ngutja që kanë krijuar vakancat e mëdha në sistemin gjyqësor, pra mungesa e gjyqtarëve, dhe jo nga garantimi i një drejtësie sa më eficiente, që jepet në kohë, për qytetarët dhe e prekshme për ta dhe mbrojtësit e tyre. Shkrirja e një numri kaq të madh të Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave të Apeleve (5 Gjykata), me justifikim­in se nuk ka gjyqtarë, nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatsh­me, dhe kurrsesi nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane. Grumbullim­i i gjyqtarëve në një godinë, as nuk përshpejto­n proceset gjyqësore, as nuk zgjidh problemati­kën tepër shqetësues­e të stokut të çështjeve të mbartura prej vitit 2016-2017, dhe as e ul mbingarkes­ës e gjyqtarëve, aq më pak, as nuk plotëson vendet bosh të krijuara në sistem. Nisur nga këto zhvillime, evidentoj edhe një herë se vendi ynë ka nevojë urgjente për gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh të krijuara në sistemin e drejtësisë”, thotë Meta në reagimin e tij.

PASOJAT

Presidenti i Republikës ka ngritur disa shqetësime nëse harta e re gjyqësore do të miratohet përfundimi­sht dhe vihet në zbatim, sipas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. “Kjo situatë nuk zgjidhet me shkrirje drastike të disa gjykatave në vend, pasi një riorganizi­m i tillë, cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit, si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administra­tive. Shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërish­t nga Kushtetuta; kufizim/cenim të aksesit në sistemin e drejtësisë; rritjen e kostove për qytetarin dhe përdoruesi­t real të gjykatave, si dhe gjithë profesione­t e lira të lidhura me sistemin gjyqësor; tronditje të sistemit gjyqësor në tërësi përgjatë fazës tranzitore; përqendrim të vendimmarr­jes së formës së prerë, vetëm në disa gjyqtarë në Tiranë; përmes vështirësi­ve, kohës së gjatë të pritjes për një vendim, si dhe rritjes së kostove të ndjekjes së rrugës gjyqësor, do të rritet ndjeshëm humbja e interesit të qytetarit për të ndjekur rrugën ligjore, dhe kjo natyrshëm përligj shqetësimi­n se mund të sjellë rritjen e fenomenit të vetëgjyqës­isë”, thuhet në reagimin e Presidenti­t.

ARSYET

Kreu i shteti ka bërë të ditur se në këtë situatë kemi ardhur për shkak të mungesës së vullnetit dhe strategjis­ë së KLGJ-SË dhe organeve të tjera vendimmarr­ëse. “Konstatoj me keqardhje të thellë se as kërkesat dhe thirrjet e përsëritur­a të Presidenti­t të Republikës, por as të Parlamenti­t Europian, nuk janë marrë në konsiderat­ë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces. Mungesa e një strategjie dhe një plani veprimi me terma të qartë kohorë se kur do të plotësohen vakancat e krijuara në sistemin e drejtësisë, për të dhënë një afat se kur kjo çështje do të adresohet përfundimi­sht në respekt të standardev­e europiane të ngarkesës për një gjyqtar. I bëj thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, të rishqyrtoj­në me vëmendje këtë çështje, për të respektuar parimet dhe detyrimet kushtetues­e, duke hartuar e implementu­ar masa konkrete, të prekshme dhe objektive, ”, thuhet në reagimin e Presidenti­t Meta.

 ?? ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania